osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Milionerët e Superiores shqiptare

Milionerët e Superiores shqiptare

Të gjithë ne jemi kureshtarë për rrogat dhe pagesat e njëri-tjetrit, sidomos kohët e fundit. Për të qenë transparentë me publikun, kjo speciale ishte bërë më përpara se të plaste skandali i publikimit të rrogave për më shumë se 650 mijë shqiptarë.

Të jesh futbollist në Shqipëri, mund të konsiderohet si një punë primare për shumicën e lojtarëve. Shpeshherë flitet se sa paguajnë ekipet për futbollistët në Shqipëri apo kush paguhet më shumë. Në lidhje me këtë “Panorama Sport” ju shuan kureshtjen duke pyetur burime pranë klubeve dhe duke listuar se cilët janë 10 “milionerët” e Superiores, më saktë, lojtarët më të paguar nëpër skuadrat e tyre respektive.

Në majë qëndron Ergys Kaçe i Partizanit. Mesfushori i cili ka qenë edhe pjesë e Kombëtares shqiptare, erdhi këtë sezon te të kuqtë duke firmosur një kontratë për 12 mijë euro në muaj dhe aktualisht është lojtari më i paguar në Shqipëri.

Në vendin e dytë listohet Taulant Seferi që është pjesë e skuadrës së Tiranës. Sulmuesi, i cili i kthye nga skuadra zvicerane e Jang Bojs për të veshur ngjyrat bardheblu, përfiton 10 mijë e 500 euro në muaj. Podiumin e mbyll Liridon Latifi i Vllaznisë, që merr 10 mijë euro në muaj.

Pas tyre vijojmë me skuadrën e Dinamos, që paguan Agim Ibrahimin me një rrogë prej 8 mijë eurosh. Fantazisti ka një karrierë të pasur duke u aktivizuar edhe me ekipe si Kaljari, Maribori apo Shkëndija. Vendin e pestë e zë Koubemba. Sulmuesi paguhet 5 mijë e 500 euro në muaj nga skuadra kampione ne fuqi, Teuta. Vazhdojmë me vendin e gjashtë të cilin e mban kapiteni Bruno Telushi, që përfiton 5 mijë euro në muaj nga skuadra e Egnatias e cila është e sapongjitur në Superiore.

Pas tij vjen kapiteni i Kukësit, Gjelbrim Taipi, i cili paguhet nga Kukësi 4 mijë e 500 euro dhe poshtë tij renditet sulmuesi i Laçit, Saliu Guindo, që përfiton 4 mijë euro në muaj. Listën e mbyllin Vangjel Zguro dhe kroati Damir Gërgiç. Mbrojtësi anësor i Skënderbeut është më i paguari te korçarët dhe përfiton 2.5 mijë euro në muaj.

Ndërsa i fundit është mbrojtësi Gërgiç, i cili duhet ta theksojmë që nuk është më pjesë e Kastriotit sepse ka prishur kontratën e cila i sillte atij një shumë prej 2 mijë e 500 eurosh në muaj.