osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Milionat e eurove”: Deputetët e përfshirë në pastrimin e parave nga Paloka tek Frroku

“Milionat e eurove”: Deputetët e përfshirë në pastrimin e parave nga Paloka tek Frroku

Përveç dyshimit rreth burimit të të ardhurave me të cilat dy deputetët, Edi Paloka dhe Flamur Hoxha, vëllai i deputetit Bedri Hoxha , i kanë siguruar pronat, ajo që e bën të bujshëm ngjarjen është fakti se rreth shumës 5.5 milion euro të dhuratës së pretenduar nga suedezi miliarder, Prokuroria ka nisur hetimin verfikues, pasi dyshon se kemi të bëjmë me pastrim parash.

Sipas vendimit gjyqësor të dhënë në Lezhë, dy prej apartamenteve i janë blerë deputetit Edi Paloka, një me vlerë 87.5 milionë lekë dhe një tjetër 70 mijë euro.

Ndërkohë Flamur Hoxhes, i janë blerë 3 apartamente dhe 3 garazhe, në vlerën 729 mijë euro.

Paloka nuk i ka të evidentuara në deklaratat e pasurisë këto apartamente dhe as të ardhurat e pabesueshme nga shitja e tyre.

Kjo ka ngritur dyshime tek Prokuroria se ato janë shitur fiktivisht me çmim të lartë për të justifikuar pastrimin e parave.

E megjithatë, duket se parlamenti jonë nuk ka pasur vetëm këto deputetë si të përfshirë në veprimatri kriminale.

AlpeNews.al ju s ell disa nga raste ku deputet të parlamentit shqiptarë janë të përfshirë në pastrim parash dhe veprimtari kriminale.

Të gjitha këto raste janë të zbuluara nga raporti i OSBE ku këta deputetë akuzohen për pastrim parash.

Çfarë ndodhi 1 javë më parë:

Deputeti i PD, Edi Paloka dhe Flamur Hoxha, Hoxha janë zbuluar se kanë fituar rreth nëntëqind mijë euro nga shitja e pronave dy të moshuarve të familjes Voci, me banim në Lezhë.

Bëhet fjalë për shpenzimin nga këta të fundit të një pjese të 5.5 milion eurove të dhuruara nga manjati suedez, Sten Ake Lindholm, pronar i rrjeti i një sërë supermarketesh.

Mark Frroku (PKD): Në 2013 Frroku deklaroi 1.4 milionë euro të ardhura nga shitja e aksioneve të një kompanie bastesh. Media belge raportoi në janar 2014 se Frroku ishte akuzuar për vrasje dhe i dënuar me 10 vjet burg. Thuhet se Frroku ishte i lidhur me shfrytëzimin e prostitucionit, trafikimin e qenieve njerëzore dhe trafikun e drogës.

Vëllai i tij, Arben Frroku, u akuzua nga autoritetet shqiptare për vrasjen e një oficeri të policisë. Hetimet po vazhdojnë, por fakti që identiteti i dëshmitarit kryesor u zbulua ndonëse ishte dëshmitar i mbrojtur, mund të jetë një dëshmi për lidhjet e forta të familjes Frroku. Në vitin 2013 media raportoi se Frroku i dërgoi një mesazh Jozefina Topallit deputetes së PD dhe ish-Kryetares së Parlamentit, sepse ajo e akuzoi atë për lidhje me krimin e organizuar dhe zbuloi se ai ishte i dënuar me 10 vjet burg.

Pirro Kapurani (LSI): I përfshirë në industrinë fasone dhe atë të ndërtimit dhe është pronari i hotelit më të madh në Korçë. Thuhet se ai milionat e para i bëri nga tregtia e paligjshme e arit.

Roland Keta (PD): Një nga bosët lokalë të minierave në Bulqizë. Keta shfrytëzoi mundësitë që i jepte posti i tij si Kryetar i Bashkisë së Bulqizës dhe kryetar i degës së PD-së për të marrë licensa të shumta, një pjesë të së cilave ai ua shiti kompanive të treta. Thuhet se ai është lidhur me grupe kriminale lokale dhe kombëtare, pasi industria e minierave, sidomos për sipërmarrjet e vogla, është një biznes në rrezik që kërkon “mbrojtje” nga dhe ndaj kriminelëve apo grupeve kriminale.

Koço Kokëdhima (PS): Një biznesmen nga qyteti i Fierit, me aktivitete kryesisht në Tiranë, ai është i fokusuar në ndërtim, media, telekomuniacion dhe tregtim të produkteve ushqimore. Supozohet se në mënyrë të dyshimtë privatizoi frigoriferin shtetëror në Durrës me çmime qesharake. Ai është pronar i gazetës Shekulli dhe i një televizioni privat. Lidhjet e supozuara me aktivitete kriminale janë kryesisht të lidhura me lejet e ndërtimit, pastrimin e parave dhe pasuritë e paluajtshme. Flitet për lidhje të dyshimta me interesa, biznese dhe mafian ruse.

Ylli Shehu (PR): Shehu thuhet se pagoi 200 mijë euro për të qenë i pari në listën e Partisë Republikane si kandiat për deputet në Tiranë, përveç kontributit të tij për “shpenzimet elektorale”. Shehu nuk ka të shkuar në politikë. Ai ka studiuar për drejtësi (2006-2011) në Universitetin Kristal dhe në 2009-përpara se të mbaronte studimet (sipas CV-së së tij të publikuar në faqen e parlamentit)-ai nisi të punonte si ekspert ligjor në Prefekturën e Kukësit. Përveç një video të transmetuar në emisionin Fiks Fare ku Shehu mezi lexonte një deklaratë gjysmë faqje, nuk ka informacione të tjera rreth tij apo babait të tij, Vesel Shehut, në internet. Origjina dhe shtimi i pasurisë së Ylli Shehut është e panjohur, ndonëse Vesel Shehu, bazuar në informacione të marra në Kukës, thuhet se ka qenë i përfshirë në kontrabandën e duhanit me Kosovën dhe Malin e Zi.

Astrit Veliaj (PD): Pasuria e Veliajt vlerësohet në rreth 50 milionë euro. Deklarimi i pasurisë në 2012: 36 pasuri të patundshme të blear mes 2003 dhe 2013 (me vlerë të pazbuluar) dhe 26 apartamente me vlerë rreth 3.9 milionë euro; 1 332 metër katrorë tokë në Tiranë me vlerë rreth 1.8 milionë euro: 747 metër katrorë tokë dhe një ndërtesë 1 264 metër katrorë në Tiranë (dhuratë nga një person i panjohur, vlera e përcaktuar), borxhe të dhëna 7 personave (4.4 milionë dollar). Edhe pse ka qenë mekanik përpara vitit 1990 ai u bë një biznesmen i suksesshëm në tregti dhe shërbime (1990-1995) dhe ndërtues (1995-2000). Nga viti 200 ai ka qenë president i Universitetit UFO dhe Klinikës Dentare UFo. Thuhet se Argita Berisha e Fatmir Mediu (kryetari i PR) kanë aksione në bizneset e Veliajt. /AlpeNews.al