osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Milionat e Adriatik Llallës nuk gjenden në Gjermani, vjen dosja nga Berlini. Ku i ka fshehur paratë ‘sheiku’ i Gramshit?

Milionat e Adriatik Llallës nuk gjenden në Gjermani, vjen dosja nga Berlini. Ku i ka fshehur paratë ‘sheiku’ i Gramshit?

Ku i ka fshehur paratë ‘sheiku’ i Gramshit?

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nuk rezulton të ketë pasuri në Gjermani, ndërsa nga verifikimet në këtë shtet në emrin e tij rezultonte vetëm shtëpia e marrë me qira dhe pagesat për shkollat e fëmijëve.

Përgjigjia i ka ardhur Prokurorisë së Krimeve të Rënda pak javë më parë dhe i është bashkangjitur dosjes që po hetohet ndaj ish-kryeprokurorit. Mësohet se ish-kryeprokurori ka jetuar në qytetin Bremen të Gjermanisë bashkë me familjen e tij.

Hetimet për të nisën pak muaj pasi dorëzoi detyrën, në kuadër të hetimeve për “pastrim parash”, “refuzim të deklarimit të pasurisë”, “mosdeklarim”, “fshehje ose deklarimi i rremë i pasurisë”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave në kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërkohë që në 23 korrik të këtij viti, Krimet e Rënda sekuestruan afro 1 miliard lekë pasuri të ish-kryeprokurorit, masë kjo që është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, pas kontestimit të Llallës.

Ish-kryeprokurori i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërkohë që Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara.