Më 3 korrik, 120 familje të Lumasit në Kuçovës, kanë depozituar në SPAK, kallëzim penal ndaj oligarkut Pëllumb Salillari, kryebashkiakut Kreshnik Hajdari e ministrit Blendi Klosi, me akuzën për bashkëveprim në zhdukjen e burimit ujor të tokave dhe Kanionin Sinec, si park i mbrojtur.
Shkak është leja Nr. 3562/1 datë 14.10.2020, dhënë nga kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari e miratuar nga Blendi Klosi si Ministër Mjedisi, me ndërhyrje korruptive në këtë burim ujor e zonë të mbrojtur, për gjoja ndërtim ujësjellësi nga firma “Salillari shpk”.
Plani i tyre, është skemë për të vjedhur afro 2 milionë Euro e për të ndërtuar një fabrikë uji, biznes të tyre në Kanionin Sinec; mbasi sajesa e tenderit provohet me faktin se zona e Lumsit ka 7 ujësjellës funksional, me kapacitet furnizimi edhe për 2 herë më tepër banorë e biznese.
Kallëzimi i 120 familjeve të Lumasit, fillon me kërkesën, që SPAK të pezulloj çdo veprim fizik të firmës “Salillari shpk” dhe të Bashkisë Kuçovë në zonën e lumit dhe Kanionit Sinec, prej 20 vitesh zonë e Mbrojtur, shpallur “Monument Natyre” me VKM nr. 676, datë 20.12.2002.
Me tej, banorët kërkojnë ndjekje penale për Pëllumb Salillarin, pronar i shoqërisë “Salillari Shpk”, i cili në shkelje të ligjit për zonat e mbrojtura e pasuritë jetike komunitare dhe me forcë kriminelësh, ka nisur shkatërrimin e burimit ujor të tokave e Kanionin Sinec në Lumas.
Kërkohet ndjekje penale për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, me akuzën “Shpërdorim detyre”, si nxitës, lejues, financues me 3.5 milionë Euro fonde publiket oligarkut Pëllumb Salillari dhe bashkëpunëtor i tij, në shkatërrimin e kësaj zone të mbrojtur, duke zhdukur ujin tokave të banorëve.
Kërkohet ndjekje penale, për ministrin Blendi Klosi, me akuzën “Shpërdorim detyre”; si miratues i lejes, mos veprues për ndalimin e krimit dhe bashkëpunëtor i oligarkut Pëllumb Salillari e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, në këtë krim mjedisor, pasuror e financiar me bazë vjedhje.
Drejtuesit të SPAK, i është bërë prezent fakti, se treshja Hajdari-Salillari-Klosi janë mashtruar me akte zyrtare, duke e paraqitur ndërtimin e ujësjellësit Lumas, si kërkesë të banorëve e si konsultim mjedisor paraprak me ta.
Përkundrazi, gjithçka është bërë fshehurazi, si pazar e tender nga kryebashkiaku Hajdari e oligarku Pëllumb Salillari; ndërsa ministri Blendi Pëllumb Klosi, është futur në pazar me ta dhe ka miratuar lejen mjedisore, për shkatërrimin e zonës së mbrojtur të Parkut e Kanonit-Sinec.
FAKT/ Ditën e hënë, Babloku shporri nga Berati, Drejtorin e Policisë, Neritan Nallbati, i paguar dhe përdorur prej 3 muajsh nga oligarku Salillari, për dajak kundër banorëve të Lumasit; duke dhënë edhe njëherë provën, se qeveria dhe policia, janë të kapur për fyti, nga krimi dhe pasanikët e milionave të zeza.
Por banorët e Lumasit, kanë bërë betimin fshatçe; se as largimi i këtij kryepolici horr, të zhytur në vrasjet dhe trafiqet e grupeve Çapja e Qimja në Elbasan e Fier; nuk do ta ndalojë protestën tyre, përkundrazi do vazhdojë deri sa banda Salillari-Hajdari-Klosi, të tërhiqet nga burimi ujor i tokave të tyre./Pamfleti