Modelja e famshme, Kylie Jenner u zgjodh miliarderja më e re në moshë e të gjithë kohërave, duke ja kaluar kështu edhe krijuesit të rrjetit social ‘Facebook’, Mark Zuckerberg .
21 vjeçares i’u dha më në fund titulli pas shumë muajve spekulime nga revista ‘Forbes’ pasi zbuluan listën vjetore të miliarderëve. Ajo ka grumbulluar një vlerë personale neto prej 1 miliardë dollarë përmes linjës së saj të kozmetikës të quajtur ‘Kylie Cosmetics’.
“Është fuqia e rrjeteve sociale.Kisha ndikim të madh tek njerëzit kur nisa këtë linjë kështu arrita shumë.”-tha modelja për këtë revistë.
Kylie është në kulmin e karrierës së saj dhe duket shumë e plotësuar pasi gëzon një martesë të lumt, gjithashtu ka arritur edhe të bëhet nënë.