osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Miliarderi i LSI: Pas “tradhtisë”, burri i konsulles mongoleze në krah të Kryemadhit

Miliarderi i LSI: Pas “tradhtisë”, burri i konsulles mongoleze në krah të Kryemadhit

Që nga muaji Shkurt, Opozita, vendosi të djegë mandatet dhe të largohet nga Kuvendi.

Një ditë më parë ata nënshkruan edhe për bojkotimin e zgjedhjeve vendore, ndërsa prej kohësh tashmë kanë zgjedhur të protestojnë.

Në vijimësi ata kanë bërë thirrje qytetarëve me pretedendimin se kanë dalë në rrugë për problemet e tyre.

Por, në fakt, i gjithë shqetësimi i tyre, duket se është pushteti, pasi nëse bëjmë një vëzhgim të pasurisë së tyre ish deputetët si ata demokratë, nga LSI apo edhe nga partitë e tjera të vogla rezultojnë milionerë.

Në këto rrethana nuk mund ta konceptojnë veten pa pushtet edhe pse herë pas herë, përmendet Vettingu në politikë.

Derisa të mbarojë Vettingu në drejtësi, politikanët, sigurisht ata që kanë vënë pasuri me anë të korrupsionit, do të bëjnë çmos për ta mbuluar.

Pa paragjykuar, CNA.al do të sjellë për opinionin publik pasurinë e të gjithë ish-deputetëve opozitarë, pa anashkuar dhe pasurinë e deputetëve të Opozitës parlamentare dhe të mazhorancës.

Agron Çela, është zgjedhur dy herë deputet nën siglën e LSI, duke qenë kryesues i listës së LSI në Qarkun Shkodër.

Ndonëse pranoi të digjte mandatin, ashtu siç vendosën strukturat e partisë ku ai bën pjesë, ai ka rënë në sy edhe për mosdakortësinë që ka pasur më herët me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

Kujtojmë se në një nga seancat parlamentare të muajit maj 2018 Agron Çela i Shkodrës ka injoruar vendimin e partisë së tij duke qëndruar në sallë me PS dhe tre deputetë të tjerë të LSI, të cilët votuan një projektligj të rendit të ditës.

Çela është fotografuar në vendin e tij në fund të sallës së boshatisur, teksa kryeparlamentari Ruçi po hidhte ligjet në votim.

Gjatë një vëzhgimi të bërë mbi deklarimet e pasurisë së ish-deputetit të LSI-së Agron Çela, rezulton se ai është pronar i një pasuria marramendëse sa i përket pasurisë së paluajtshme.

Në vitin 2013 ai ka deklaruar se ka blerë Kafen e Madhe në Shkodër, me sipërfaqe 768 m2, me vlerë 900 mijë euro dhe 1.998.000 lekë. Blerjen thotë se e ka bërë, duke marrë një kredi 850 mijë euro.

Por pasuria e tij e paluajtshme nuk mbaron këtu. Ai është pronar i një trualli me sipërfaqe 300 m2, në plazh Velipojë, me vlerë 734. 400 lekë, truall me sipërfaqe 228 m2 në Shkodër, me vlerë 1. 500. 000 lekë, apartament me sipërfaqe 688 m2, me vlerë 26. 259. 584 lekë etj.

Në vitin 2016, bashkëshortja e tij, Belma Çela, e cila është përfaqësuese e shtetit Mongoles në Tiranë, gjithashtu edhe konsullja e parë femër në Shqipëri, ka blerë një apartament 152 m2 në Ulqin, me vlerë 100. 000 euro, si dhe një automjet me vlerë 147. 000 euro dhe 500 m2 pyll në Razëm, Malësi e Madhe.

Një vit më vonë, në 2017, bashkëshortja, Belma Çela, ka blerë një automjet tip ‘MB TRAPO’ dt. 22.11.2017 për konsullatën e Mongolisë, vlera 42 000 euro.

Viti 2013

Truall dhe ndërtesë me sip. 768 m2 (Kafja e Madhe në Shkodër), me vlerë 900 000 euro dhe 1 998 000 lekë. Financuar nëpërmjet dy kredive bankare me vlerë totale 850 000 euro, si dhe të ardhurat nga shitja 4 000 000 lekë e një apartamenti dhe 3 900 000 lekë të disa ambienteve shërbimi. Pjesa në zotërim e Z. Çela është 33%.

Truall me sip. 300 m2, në Pulaj, plazh Velipojë, me vlerë 734 400 lekë. Financuar me të ardhurat nga dividenti të vitit 2010. Pjesa në zotërim e Z. Çela është 100%.

Truall me sip. 228 m2, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, me vlerë 1 500 000 lekë. Financuar me të ardhurat nga paga. Pjesa në zotërim e Z. Çela është 30%.

Apartament me sip. 688 m2, me vlerë 26 259 584 lekë. Financuar nëpërmjet një kredie bankare me vlerë 200 000 euro si dhe nga shitja 7 000 000 lekë e një dyqani. Pjesa në zotërim e Z. Çela është 100%.

Bodrum me sip. 18,9 m2, në Rr. “Studenti”, Shkodër, me vlerë 721 375 lekë. Financuar me të ardhurat nga paga

Kredi bankare me vlerë 2 000 000 euro, marrë për riorganizimin e kredive ekzistuese në vitin 2007. Shuma e detyrimit ende e pashlyer 1 076 923 euro.

Kredi bankare me vlerë 260 000 euro, marrë për riorganizimin e kredive ekzistuese në vitin 2011.

Kredi bankare me vlerë 2 200 000 euro, marrë për riorganizimin e kredive ekzistuese në vitin 2012.

Kredi bankare me vlerë 600 000 euro marrë për pagesën e këstit të parë të “Kafes së Madhe” në vitin 2011.

Kredi në emër të Znj. Belma Çela me vlerë 250 000 euro, marrë për këstin e dytë të “Kafes së Madhe” në vitin 2007. Detyrimi ende i pashlyer është 105 157 euro.

LEXO EDHE: Kandidati i LSI në Korçë merr mandatin
Kartë krediti e Z. Agron Çela me garanci 5 000 dollarë, krijuar me të ardhurat nga dividentët në vitet 2011, 2012. Shuma e përdorur deri në datën e deklarimit 406 000 lekë.

Kartë krediti e Znj. Belma Çela me garanci 1 050 000 lekë. Shuma e përdorur deri në datën e deklarimit 487 000 lekë

Automjet me vlerë 72 000 euro, blerë me qira financiare.

Zotërim i biznesit Xhenis-Sh shpk, me vlerë 43 960 000 lekë, themeluar në vitin 1999. Kaluar në pronësi të bashkëshortes, Znj. Belma Çela në dt. 19.03.2013. Pjesa në përqindje 100%.

Zotërim i biznesit Xheni-A.D. shpk, me vlerë 100 000 lekë, themeluar në vitin 2001. Kaluar në pronësi të bashkëshortes, Znj Belma Çela në dt. 19.03.2013. Pjesa në përqindje 100%.

Zotërim i biznesit Ag-Pa-2008 shpk me vlerë 100 000 lekë, themeluar në vitin 2008. Pjesa në zotërim e Z. Çela është 30%.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si deputet, 2 919 349 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si administratore e shoqërisë, Xhenis-Sh shpk, 501 600 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga dividendët nga shoqëria, Xhenis-Sh shpk, 1 350 000 lekë.

Bashkëshortja, pronare me 100 % e një sip. pylli 500 m2, në Razëm, Malësi e Madhe me vlerë, 100 000 lekë.

Bashkëshortja, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer, 64 824 euro, principali 250 000 euro, marrë më 01.03.2007, afat 10-vjeçar, normë interesi 6 %.

Bashkëshortja, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer 4 435 euro, principali 4 600 000 euro, marrë më 16.12.2013, afat 1-vjeçar.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si deputet, 2 953 356 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si administratore e shoqërisë, Xhenis-Sh shpk, 730 693 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga dividendët nga shoqëria, Xhenis-Sh shpk, 3 961 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si administratore e shoqërisë, Xheni-A.D. shpk, 319 680 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 40 546 euro për një kontratë leasing për blerje veture.

Bashkëshortja, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer, 59 606 euro, principali 250 000 euro, marrë më 01.03.2007, afat 10-vjeçar, normë interesi 6 %.

Bashkëshortja, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer 4 299 396 euro, principali 4 60 Detyrime të paguara në vlerën -8 477 euro për një kontratë leasing për blerje veture.

Bashkëshortja detyrime të paguara në vlerën -100 000 euro si këst i fundit i kredisë së marrë për blerjen e pasurisë truall dhe ndërtesë (Kafja e Madhe në Shkodër).

Bashkëshortja, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i shlyer, -10 095 euro, principali 250 000 euro, marrë më 01.03.2007, afat 10-vjeçar, normë interesi 6 %.

Bashkëshortja, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i shlyer, -136 014 euro, principali 4 600 000 euro, marrë më 16.12.2013, afat 1-vjeçar.0 000euro, marrë më 16.12.2013, afat 1-vjeçar.

Viti 2016

Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputete, 2 888 141 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si administratore e shoqërisë, Xhenis-Sh shpk, 958 786 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga dividendët nga shoqëria, Xhenis-Sh shpk, 1 273 884 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si administratore e shoqërisë, Xheni-A.D. shpk, 319 680 lekë.

Mbyllur kontratë leasing veture më 23.05.2016, zëvendësuar me një qiramarrës tjetër.

Bashkëshortja, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer, 59 606 euro, principali 250 000 euro, marrë më 01.03.2007, afat 10-vjeçar, normë interesi 6 %.

Bashkëshortja, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer 4 299 396 euro, principali 4 600 000euro, marrë më 16.12.2013, afat 1-vjeçar, në emër të Xhenis-Sh shpk

Blerë më 17.02.2016 veturë më të ardhura nga paga, 100 000 lekë.

Blerë më 03.03.2016 veturë më të ardhura nga paga, 260 000 lekë.

Bashkëshortja Znj. Belma Çela blerë më 18.09.2016 ap. banimi me sip. 152 m2 në Ulqin, -100 000 euro.

Bashkëshortja blerë më 22.04.2016 veturë për te tjerë-147 000 euro.

Viti 2017

Të ardhura nga paga si deputet, 2 557 803 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Belma Çela, të ardhura si drejtore e shoqërisë “Xhenis-Sh” sh.p.k, 958 786 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Belma Çela, të ardhura nga dividentët nga shoqëria “Xhenis-Sh” sh.p.k, 36 960 889 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Belma Çela, të ardhura si administratore e shoqërisë “Xhenis-Ad” sh.p.k, 319 680 lekë.

Të ardhura nga shitja e automjetit tip ‘Jeep Ërangler’ më 07.03.2017, vlera 2 000 euro.

Bashkëshortja, Znj. Belma Çela, shpenzime për blerjen e automjetit tip ‘MB TRAPO’ dt. 22.11.2017 për konsullatën e Mongolisë, vlera 42 000 euro. Blerja është bërë me të ardhura nga dividenti i tërhequr nga firma ‘Xhendis-Sh’.

Bashkëshortja, Znj. Belma Çela, kredi në shumën 250 000 euro me afat 10 vjet. Shlyerja ka filluar më 01.03.2007 dhe përfundon më 01.02.2017, me normë interesi 6 %, këst mujor 2 083 euro. Detyrimi i mbetur pashlyer, 59 606.24 euro.

Bashkëshortja, Znj. Belma Çela, kredi marrë më 16.12.2013 në emër të “Xhenis-Sh” (shoqëri biznesi ku zonja Çela është zotëruese), rimbursuar më 30.01.2014. Vlera e kredisë 4 600 000 euro e cila mbyll kreditë e mëparshme. Detyrimi i mbetur pashlyer në datën 31 dhjetor , 4 299 396 euro./CNA.al