“Miliarderi Soros e njeh Berishën si emër, se kush është, por nuk e ka në asnjë radar të tijin. Kryeministri Edi Rama tha se me George Soros ka miqësi për të cilën është krenar.
Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës Soros, ka financuar 100 mln dolarrë në vitet ’90 dhe pas ’97 në Shqipëri, në 275 shkolla janë shkolla që i kanë rezistuar edhe tërmetit, ka bërë që të diplomohen jashtë vendit 700 studentë shqiptarë. Ka bërë dhe shumë gjëra të tjera për të ardhur në ndihmë për pandeminë, për tërmetin. Patjetër edhe për Reformën në Drejtësi.
Ka qenë shumë i qartë kur ka ardhur në Shqipëri, ka thënë që do të paguaj konsulentët e huaj, nuk i ka sjellë Soros, por i ka financuar dhe mbuluar këto shpenzime. Është bërë gogol me qëllim për shkak të infuencës që ka në kampin liberal.
Jam shumë krenar që e kam mik dhe e kam thënë edhe kur në Shtëpinë e Bardhë ihte armik me Trump. Unë jam mik edhe me Viktor Orban edhe me Erdogan. Çfarë kam fituar unë? Zero, në jetën politike, në jetën e mëparshme, në një udhëtim, në një bursë apo kështu, kam marrë dhe unë fitimin tim.”, -tha Rama.