osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Miliardat e sazeve”: Si po lulëzon biznesi i tallavasë me fondet publike dhe përbindëshat e taksave që po krijon ahengxhiu Dritan Agolli?

“Miliardat e sazeve”: Si po lulëzon biznesi i tallavasë me fondet publike dhe përbindëshat e taksave që po krijon ahengxhiu Dritan Agolli?

Në 16 nëntor të vitit 2022, Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi një tender 1.5 milionë euro me objekt “Ndërhyrje për promovimin e zonave të 100 fshatrave nëpërmjet eventeve kulturore, sportive, kulinarie, sociale, etj.”

I konceptuar në formatin e marrëveshjes kuadër, tenderi u zhvillua një muaj më vonë, në 16 dhjetor të vitit 2022. Në fillim të janarit të vitit pasardhës, Fondi Shqiptar shpalli si fituese 3 kompani, të cilat ishin ASLV, SCREEN AD dhe Prosound.

Objekti i tenderit përfshinte kontraktimin e shërbimeve të çuditshme si Panairi i Gjelit të Detit, Dita e Sipërmarrjes në Valias, Festivali i Gjysheve të Përmetit etj etj. Dhe kur me paratë e taksave të qytetarëve kontraktohen shërbime si këto, hesapet nuk kanë hesap.

Pasi mbaruan 1.5 milionë eurot, në shkurt të vitit të kaluar, FSHZH e modifikoi kontratën duke shtuar edhe 300 mijë euro të tjera. Argumenti ishte se nuk mjaftonin paratë pasi duheshin organizuar edhe disa evente të tjera, që ishin kërkuar nga bashkitë. Me këtë shtesë të kontratës ASLV, Screen Ad dhe Prosound morën bashkarisht 1 milionë e 800 mijë euro nga fondet publike.

Por kjo ishte vetëm kontrata e parë. Vitin e kaluar, dora u rëndua edhe më shumë. Në shtator të 2024, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli një tender tjetër, këtë herë me objekt “Mbështetje për gjallërimin e aktivitetit social kulturor në funksion të forcimit të identitit rajonal dhe lokal.”

Vlera limit e tenderit u parcaktuar 3.3 milionë euro dhe fitues të tij u shpallën sërish ASLV dhe Screen Ad me ofertë 3 milionë euro. Ndonëse objekti i tenderit nominohet me togëfjalëshin intelektual “gjallërim i aktivitetit social kulturor”, në të vërtetë këto janë më së shumti organizime festash fundviti apo festivale nëpër sheshet e qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë.

Ndërsa kompanitë kontraktore furnizojnë kryesisht shërbimin e skenave, projektorëve dhe fonitë. Pra 5 milionë euro për tallava në vetëm dy vjet. Dikur, një figurë e zemëruar brenda maxhorancës, pati shkruar se Rilindja ka bërë më shumë kilometra filmime se sa kilometra rrugë. Kjo ishte para se të fuste duart në filmin më të madh të Rilindjes, atë të plehrave. Tani po të mos kishte hallin e SPAK, mbase do të shkruante se Rilindja po bën më shumë tallava se spitale.

Por në fund të fundit sazet janë biznes. Dhe ashtu si në çdo biznes, aty ka të fituar dhe të humbur. Të fituarit janë kompanitë e fonive. Falë këtyre kontratave ato po shndërrohen në përbindësha buxhetorë. Fjala vjen ASLV ka marrë muajin e fundit më shumë para nga thesari i shtetit se sa Urgjenca Kombëtare.

Ndërsa të humburit, janë gjithmonë ata që paguajnë, dmth qytetarët. Por mbase Juvenali nuk do të ishte dakord. Panem et circenses./Kapitali.al