Milani rikthehet në Champions League pas 8 vitesh. Kuqezinjtë triumfuan kundër 0-2 Atalantas dhe e mbyllën kampionatin në vendin e dytë, në një kampionat mjaft të mirë të zhvilluar prej tyre. Franck Kessie ishte autori i të dy golave, me penallti.
Një fitore e vuajtur, por për Milanin e rëndësishme ishte të shkonte në Champions.
Leao goditi shtyllën në pjesën e dytë dhe i la kuqezinjtë me zemër në dorë deri në fund, kur penalltia e dytë u realizua nga mesfushori afrikan që ndëshkoi ish-skuadrën e tij.
Juventusi bëri detyrën kundër Bologna, duke triumfuar 1-4 dhe falë barazimit 1-1 të Napolit në shtëpi me Hellas Verona, bardhezinjtë shkojnë në Champions