osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Milaim Zeka publikon intervistën që i bëri Azem Hajdarit disa ditë para se ta vrisnin, ja çfarë i rrëfeu ai për tradhtitë e miqve në politikë dhe konfliktet e brendshme (VIDEO)

Milaim Zeka publikon intervistën që i bëri Azem Hajdarit disa ditë para se ta vrisnin, ja çfarë i rrëfeu ai për tradhtitë e miqve në politikë dhe konfliktet e brendshme (VIDEO)

Gazetari Milaim Zeka ka publikuar intervistën që i bëri ish-deputetit të PD-së 23 vite më parë, vetëm pak ditë para se ta ekzekutonin pranë zyrave të Partisë Demokratike.

Intervista në fjalë për emisionin ‘Pa rrotlla’, e cila ka qenë edhe e fundit është realizuar pak ditë para vrasjes së tij.

Hajdari ndalet gjerësisht te çështja që lidhet me konfliktin Kosovë-Serbi dhe roli që duhet të merrte qeveria e Shqipërisë për të mbrojtur politikat kombëtare dhe për të pasur unitet.

Po ashtu, Hajdari nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë e asaj kohe, ku drejtonte PS-ja, ndërsa ka folur edhe për zhgënjime nga ata që mund t’i ketë cilësuar miq kur i ka hyrë rrugës së politikës.

“Basha mbeti pa frymë, kur SHBA ia vuri përpara të gjitha bëmat e makabritetit të Sali Berishës”, Spartak Ngjela paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare
Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, FBI publikon dokumentin e rrallë
Keni shenja të bardha tek thonjtë? Zbuloni shkaqet përse iu shfaqen dhe çfarë tregojnë për shëndetin tuaj
INTERVISTA

Çfarë posti keni në parlamentin e Shqipërisë?

Kam postin e kryetarit të Komisionit të Mbrojtjes. Ndërsa në PD, jam anëtar i kryesisë dhe kryetar i Sigurisë Publike të partisë.

Në rast të një konflikti në Kosovë, si do të reagojë opozita dhe pozita shqiptarë?

Së pari duhet të analizohen disa elemente konkrete, të cilat të çojnë në konkluzionin e saktë, se a shërbeu kjo periudhë e daljes së krizës në sipërfaqe si periudhë për të ndërgjegjësuar shqiptarët në trojet e tyre, në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, se Milosheviç përbën më të keqen më të madhe shqiptare dhe se regjimi serb do të përdor të gjitha mjetet për të shkatërruar Kosovën. Kosova ka qenë vatra e shqiptarizimit, patriotizmit dhe gjysma e kombit shqiptar.

Të gjithë shqiptarët duhet të reagojnë si kob për të mbrojtur trashëgiminë e tyre, genin, vatrat dhe gjuhën e tyre. Nëse Milosheviç nuk do ta pranojë dialogun, do të zgjedh luftën, shqiptarët duhet të dalin nga pozitat neutrale. Këtu e kam fjalën për shtetin Amë duhet të dalë nga dilema në alternativë. Çdo qytetar ë Kosovë, nga pikëpamja e qendrës duhet të jetë i barabartë me qendrën që duhet të bëjë shteti shqiptarë.

Ju thatë; shteti shqiptar duhet.. Duke parë parasysh deklaratat e Fatos Nanos, apo deklaratat e Millosheviçit që janë konfuze. Bindi se shteti shqiptar do të reagonte ashtu siç duhej?

Duke analizuar momente historike, 1912, deri në 98, vëmë re se shqiptarët në momente historike për ngjarje që përbëjnë rëndësi për kombin, kanë pasur në krye qeveri që nuk kanë ditur të vendosin të parat interesat kombëtare. Kombi ka ditur të reagojë, pavarësisht se qeveritë nuk kanë ditur që të bëjnë retrospektivën e interesave kombëtare. ‘Kreta’ ishte një takim i mbyllur dhe pa praninë e SHBA-ve, e sponzoriuar nga qarqe nacionaliste grekë dhe serbe, për të iniciuar lëvizje të tilla rajonale në favor të primitizmave nacionalistë.

Qeveria shqiptare ra në këtë grackë dhe nuk ndoqi politikën e cila ishte e trashëguar pas hapjes së Shqipërisë, politikën e reagimit si komb ndaj çështjes kombëtare. Qeveria shqiptare po ndërron dhe opsionet dhe partnerët. Kosova hyn në interesat vitale të BE-së, SHBA dhe të shqiptarëve, dhe politikave të zgjerimit euroatlantik, dhe nuk mund të hyjë në çështje të brendshme të Serbisë. Qëndrimi një komb-një qëndrim, krijimi i një plani preventiv e detyrojnë qeverinë shqiptare që të mbajë një qëndrim.

A të merr mendja se gjeneralët dhe ushtarët shqiptarë do të rrinë duarkryq nëse masakrohet populli Kosovës. A do të ndërhyjë ushtria shqiptare për të shpëtuar vëllezërit matanë kufirit?

Ajo çka po ndodh në Kosovë, për të gjithë duhet të jetë e qartë se po ndodh në Shqipëri, në zemër të kombit shqiptar, ku kanë pasur zanafillë të gjitha lëvizjet kombëtare që kanë çuar në rrëzimin e shumë kajlave dhe kryeministrave dhe perandorisë. Drenica është e identifikuar nga historianët, si zemra e kombit.

Kjo ka qenë arsyeja që drama e përjetuar në Drenicë, është përjetuar si dramë mbarëkombëtare. Ishte apeli i Drenicës, qëndresa ajo që i bëri shqiptarët që ti bëjnë thirrje vetes dhe të bëjnë analizë vetes. Nëse Milloshevic nuk pranon opsionin e bisedimeve politike mes palëve shqiptare të zgjedhur legjitimisht, të gjithë faktorët, ose përdor sindromin e përçarjes së shqiptarëve, padyshim që këta të fundit do të shfrytëzojnë të gjitha hapësirat për të mbrojtur territorin e Kosovës.

Është shkarkuar kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri. Është ngjarja më e madhe brenda shtetit shqiptar, por që nuk është organizuar debat. Si e komentoni këtë shkarkim? Cili është mendimi juaj për TVSH?

Mendoj se të ardhurit në pushtet, revolucionarët, nuk kanë mundësi të kthehen në institucional. Është shumë e vështirë. Ka një dallim të madh fryma revolucionare dhe fryma institucionale. Me ardhjen e tyre në pushtet, (PS) ata ngatërrojnë drejtësinë që ka forca në vetvete me forcën që ka drejtësia në vetvete. Ata e shkatërrojnë institucionet kombëtare, të ndërtuara pas riardhjes së demokracisë në pushtet. Shkarkimi i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese u bë për dy arsye.

E para; Për t’i dhënë një mesazh Millosheviçit se kosovar në Shqipëri, pavarësisht se nuk janë nën dhunën tënde, janë nën dhunën e pasuesve të politikave të tij në Shqipëri. E dyta; institucionet që janë në Shqipëri mund të shkatërrohen si rezultat i aplikimit të politikave revolucionare, të cilat kanë për qëllim mbjelljen e panikut te Shqiptarët. Partia Komuniste ka pasur parasysh një gjë; t’i heqim kulaçin këtij populli dhe t’i shtojmë kërbaçin. Kjo është teoria që sot ndërmerr Partia në pushtet. Dyshohet për dy kategori; s’mund të ketë agjent të dyshuar dhe vullnetar. Të paktën për literaturën që unë ndjek dhe kam bërë disa shkolla. Kam drejtuar komisionin Hetimor për 6 vite dhe kam disa njohuri.

Marrja e aplikimit të një të drejte nga Parlamenti që nuk i takon, përbën precedent, që është realizuar në Shqipëri dhe në 1948. Ky Kuvend i jep vetes atribute si legjislativ pa futur këto në ligj për të goditur institucione dhe person. Në këtë rast PD do ta mbrojë institucionin dhe do i kërkojë Rustem Gjata, një ndër njerëzve më me personalitet në jurisprudencë, që të veprojë me procedurat për të aplikuar mbrojtjen e tij si në Gjykatën e Apelit dhe në atë të Kastacionit dhe në atë Kushtetuese. Veprimi i parlamentit është një akt antikushtetues që godet institucionet dhe personat nën frymën marksiste leniniste.

Po ju drejtohem si Azem Hajdari. A të ka zhgënjyer morali i dyfishtë i shumë miqve dhe shokëve, që nën flamurin e demokracisë në Shqipëri kanë qenë tradhtarët më të mëdhenj të saj?!

Kur hyn në politikë duhet të kesh parasysh disa rregulla. Nuk është se shumë persona nuk kanë shfrytëzuar pozitat e mia, ose qenien time për t’u bërë të njohur. Por kur njohja ka kaluar në kahun tim, këta persona kanë kaluar në anonimat. Po të përmend një formulë të Sokratit se; ‘Sa më shumë zgjerohen radhët e njohjes, aq më shumë zgjerohen të panjohurat’. Kjo nuk është se s’mund të na ndodh në të ardhmen. Për mua kryesore ka qenë ruajtja e vendosur për tre probleme; besimi te Zoti, respektimi i familjes dhe ndërtimi i saj si familje solide dhe e treta; dashuria e madhe për Shqipërinë dhe kombin tim.

Duke u mbështetur te këto shtylla, kam arritur që në politikën shqiptare, ndonëse kam përballuar shira dhe shtrëngata, të jem njeri që të dalë nga akuzat dhe grackat që janë pjesë e determinizmit të vjetër politik. Mund të ketë ndikuar edhe mosrritja në oborre të pushtetit. Pas 7 viteve në politikë, mendoj se ekziston eksperienca. Por dua të kthehem edhe një herë për të përdorur vizionin tim politik, programin tim në favor të politikave kombëtare. Politikanët duhet të dallojnë dy gjëra; Në Shqipëri është ndërruar pushteti dhe jo shteti. Fakti që këtu është ndërruar pushteti dhe jo sistemi, s’mund të aplikojnë njerëzit metoda dhe qëllime që bien ndesh me frymën demokratike.

Në Kosovë nuk luftohet për pushtet, por për elementë shtet-formues, për krijimin e mundësive vetëqeverisëse, duke u shkëputur nga pushteti i padrejtë serb. Shqipëria duhet të forcohet në favor të fitores së pozitivave në Kosovë dhe fitores së pavarësisë së Kosovës. Dhe nëse Shqipëria duhet të ishte e fortë, duhet të sakrifikohet në favor të fitores në Kosovë. Një Shqipëri nëse forcohet në funksion të zgjidhjes së çështjes së çështjes së Kosovës, do i duhet të bëjë miq, por do i duhet të identifikojë dhe kundërshtarët dhe miqtë e kundërshtarëve, që të aplikojë politikat e veta. Politikanët këto politika duhet t’i bëjnë në favor të çështjes kombëtare shqiptare. Dalja nga këto shina të bën ose të kthen në një njeri që do të jesh ‘ish’ dhe në raport me çështjen kombëtare do të jesh një ‘ish’ i padëshiruar.