osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Milaim Zeka: Kurti kërkon të fusë në kurth Ramën, ja skenari që dëmton Shqipërinë dhe Kosovën

Milaim Zeka: Kurti kërkon të fusë në kurth Ramën, ja skenari që dëmton Shqipërinë dhe Kosovën

Analisti Milaim Zeka, ishte sot i ftuar në Top Talk, ku dha deklaratën e fortë se “kryeministri i Kosovës po fut në kurth Edi Ramën”.

“Qeveria Kurti po vazhdon duke luajtur rolin e një qeverie hipokrite, e cila ndërkohë që nuk ka pranuar vaksinat nga kryeministri Edi Rama, vetëm për inate politike. Po kërkon të fusë në kurth Ramën dhe qeverinë e Shqipërisë, duke i bërë thirrje publike për ngritjen e një padie në gjykatën ndërkombëtare për genocid. Është kurth sepse hap armiqësi mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë që ne i propozuam Edi Ramës dhe Presidentit të Shqipërisë që të bëjë një padi por ata nuk e bënë dhe kjo shkakton një hasmëri dhe një urrejtje”.

Sipas Zekës, këto veprime, Kurti i bën si “strategji e Albin Kurtit që qytetari i Kosovës ta humbë vëmendjen nga problemet reale”. “Problem real për qytetarët tanë atje është vaksinimi i popullsisë dhe papunësia”, shton analisti.

Sipas tij, edhe përfshirja e Partisë Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri, ishte e gabuar.

“Çfarë iu desh Albin Kurtit që të vinte me deputetë të Vetëvendosjes dhe të përzihej në fushatën elektorale në Shqipëri. Është vazhdim i skenarit”.

Më tej, Milaim Zeka flet për grupe antishqiptare në të dyja vendet:

“Sa herë fillon sezoni i turizmit, qarqe të ndryshme antishqiptare në Kosovë dhe Shqipëri, u bëjnë thirrje turistëve kosovarë që të mos vijnë në Shqipëri. Kjo ka ndodhur gjatë këtyre ditëve, duke sjellë fotografi se gjoja hotelet e ndryshme në Durrës kanë varur flamujt e Serbisë, gjë që nuk është e vërtetë dhe se gjoja pushuesit kosovarë nëpër plazhet e Shqipërisë keqtrajtohen”.