Kaosi që ka përfshirë futbollin grek ka detyruar federatën e vendit fqinj të ndërpresë garat deri në një lajmërim të dytë. Ndërkohë, është lëshuar një mandat arresti për presidentin e PAOK-ut, Ivan Savidis. E gjitha kjo për atë incident të rëndë që u shënua në fushën e blertë, ku Savidis shkaktoi jo pak tension gjatë supersfidës me AEK-un Athinës, teksa pushtoi fushën e blertë me pistoletë në brez, duke kërcënuar gjyqtarët për një gol të anuluar ngjarja bëri xhiron e botës. Por kush është personi që krijoi gjithë këtë situatë që ngjason me një skenë filmi thriller. Ivan Savidis ka lindur në 1959-ën në Gjeorgjinë e Republikës Sovjetike. Aktualisht ai mban dynështetësi atë ruse dhe greke.
Më parë se të merrte drejtimin e klubit grek të PAOK-ut, në vitin 2012, ai drejtonte ekipin rus të Rostov. Më një të shkuar politike ku ka qënë pjesë e Parlamentit rus dhe në fushën e biznesit ai është një prej personave më të pasur në Rusi njëherazi ndër personat më të afërt të presidentit rus Vladimir Putin. Aksioneri kryesor i klubit të PAOK-ut, Ivan Savidis, ka një të shkuar ushtarake në radhët e ushtrisë ruse ku ka mbajtur gradën e rreshterit. Shkollimi i tij i njeh diplomën e ekonomistit.
Bizneset e tij kanë qënë të shtira në disa sektorë. Ka qënë President i kompanisë së cigareve Donskoy Tabak, për të marrë më pas postin e drejtorit ekzekutiv në “AgrokomGroup”, themeluar në 2004. Kompani për distribucionin e mishit peshkut dhe bujqësisë. Në pronësi të tij janë regjistruar dy komplekse hotelesh, një komani telekomunikacioni, si dhe menaxhimi i portit të qytetit të Selanikut. Emrin e tij e mban edhe një fondacion bamirësie që merret kryesisht me restaruimin e objekteve të kultit ortodoks, si dhe promovimin e projekteve kulturore, arsimore, shkencore dhe punëve kërimore. Savidis gjithashtu mbështet financiarisht Federatën Ndërkombëtare të Shahut dhe Federatën Ruse të Bilardos. Tashmë ai pritet të japë shpjegime përse hyri i armatosur në fushë, ku ligji grek e ndalon një gjë të tillë.
Presidenti i PAOK-ut Ivan Savidis