osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Mijëra trupa dhe krerët e ushtrisë amerikane zbarkojnë në Shqipëri: Detajet e “Defender 23”! NATO mesazh Moskës nga Ballkani

Mijëra trupa dhe krerët e ushtrisë amerikane zbarkojnë në Shqipëri: Detajet e “Defender 23”! NATO mesazh Moskës nga Ballkani

Shtetet e Bashkuara dhe NATO do të organizojnë në Ballkan kryesisht dhe në disa vende të Europës, një prej stërvitjeve më të mëdha ushtarake.

Bëhet fjalë për “Defender 23”, një stërvitje e cila dërgoi një mesazh të qartë në Moskë. Teksa lufta në Ukrainë po agravon, SHBA duket se po e bën të qartë se ajo dhe aleatët e saj janë në gatishmëri për çdo lloj situate. Nga 22 maji e deri më 2 qershor, në Shqipëri dhe shtetet rajonale do të mbërrijnë mijëra trupa ushtarake.

Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe “Defender 23” drejtohet nga Komanda e Ushtrisë Amerikane në Europë (USAEUR), në të do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s me pjesëmarrjen e 7000 ushtarakëve amerikanë, si dhe 17.000 trupave nga 20 vendet anëtare dhe partnere të NATO-s.

Përveç SHBA, do të ketë trupa nga Shqipëria, Armenia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ndërkohë 2.800 trupa amerikane dhe 7 mijë forca nga vende të tjera do të zbarkojnë në Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveni.

Ditën e hënë, më 22 Maj, “Defender Europe 2023” vjen për publikun kureshtar në Ditën e Vizitorëve të Shquar në Tiranë, në Sheshin “Nënë Tereza”, ku përveç drejtuesve te shtetit do të marrin pjesë edhe katër gjeneralë të lartë të ushtrisë amerikane.

Për të krijuar infrastrukturën dhe kushtet e zhvillimit të stërvitjes, Forcat e Armatosura do të vendosin në dispozicion të saj, hapësirën ajrore, hapësirën detare si dhe poligonin kombëtar të Bizës në Martanesh, bazën e Zall Herrit dhe atë të Farkës.

“Gjatë Defender 23, SHBA, aleatët dhe partnerët do të demonstrojnë ndërveprim të kombinuar dhe të përbashkët, por dhe aftësinë për të kryer operacione në shkallë të gjerë në nivelet e batalionit dhe brigadës”, tha gjenerali i ushtrisë amerikane Darryl A. Williams, komandanti i Ushtrisë Amerikane. “Veprime të tilla ofrojnë një efekt kyç parandalues ​​në mjedisin e sotëm dinamik të sigurisë dhe sigurojnë që ne jemi gati të luftojmë dhe të fitojmë”, shtoi ai.

Në këtë stërvitje, NATO dhe SHBA do të tregojnë se janë kompakte përballë kërcënimit që vjen nga Lindja. Dy vite më parë në vendin tonë u mbajt “Defender 21”, ku në Shqipëri mbërritën helikopterë, anije dhe mijëra trupa amerikane.