Mijëra qytetarë shqiptarë kanë bërë homazhe para trupit të pajetë të legjendës së futbollit kosovar dhe jo vetëm, presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri sot në Prishtinë. E gjithë Kosova kanë qenë në zi për legjendën e futbollit, që u nda nga jeta një ditë më parë pas një ataku kardiak.
Futbollistë, bashkëkohës, trajnerë, personalitete të larta nga mbarë rajoni dhe shumë qytetarë të thjeshtë u përulën me respekt në nderim të Fadil Vokrrit, ai që arriti të anëtarësonte Kosovën në UEFA dhe FIFA.
Haradinaj, kryeministri i Kosovës, së bashku me personalitete të tjerë të larta të Kosovës, por edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, janë përulur me respekt në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku po bëheshin homazhet.
Fadil Vokrrit është larguar nga kjo botë si shtetas edhe i Shqipërisë, pasi presidenti Meta vetëm pak ditë më parë i kishte firmosur shtetësinë shqiptare
Klubi i Llapit dhe ai i Prishtinës, ku Vokrri u aktivizua, por edhe klube të tjera kosovare, por edhe nga Maqedonia e Shqipëria, kanë qenë të pranishëm në homazhet e ditës së sotme.
Ra në sy prania e Zvonimir Boban, ish-futbollistit të famshëm kroat të Milanit, i cili në emër të presidentit të FIFA-s, Giani Infantino, ka përcjellë ngushëllimet për familjarët dhe për të gjithë të miqtë e të afërmit.
Boban e ka cilësuar Vokkrin një legjendë, teksa tha se vitet e fundit, por ka qenë njeri i madh. “Shpresoj se do të takohemi në një botë tjetër, për të luajtur futboll”, – ishin fjalët që i madhi Boban shkroi për Fadil Vokrrin.
Më pas, në Kuvendin e Kosovës është mbajtur një seancë përkujtimore për nder të Fadil Vokrrit. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur fjalën e rastit:
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka propozuar menjëherë që stadiumit të Prishtinës, i cili pritet të inagurohet së shpejti, t’i vihet emri i legjendës Fadil Vokrri.