osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Migracioni “tkurr” popullsinë e Shqipërisë, rritet numri i azilkërkuesve në vend

Migracioni “tkurr” popullsinë e Shqipërisë, rritet numri i azilkërkuesve në vend

Popullsia e Shqipërisë ka pësuar rënie vitin e fundit dhe një nga faktorët më me ndikim në këtë drejtim është rritja e migracionit.

Sipas një raporti të këtij vit inga UNICEF migracioni është një faktor i rëndësishëm në rënien e numrit të popullsisë së vendit dhe qeveria shqiptare duhet të hartojë politika për të frenuar një dukuri të tillë.

Sipas INSTAT gjatë periudhës 2011 – 2019, emigracioni përfshinte 22.1 për qind të familjeve shqiptare, nga të cilat 29.8 për qind emigronin si një e tërë. Numri i meshkujve ishte më i lartë sesa ai i femrave dhe grupi aktiv i popullsisë (20–44 vjeç) përbënte 74.3 për qind të fluksit.

Gjatë të njëjtës periudhë, rreth 95,964 persona u kthyen nga emigracioni, nga të cilët më shumë se 85 për qind e tyre u kthyen nga Greqia, Italia dhe Gjermania.

Megjithatë, më shumë se një e treta e tyre shprehen se dëshirojnë të emigrojnë sërish.

“Nëse nuk hartohen politika për të adresuar emigracionin dhe shkallën në rënie të lindjeve, me shumë gjasa popullsia shqiptare do të vazhdojë të bjerë. Emigracioni i të rinjve jo vetëm që redukton në mënyrë të pashmangshme dhe eksponenciale shkallën kombëtare të lindjeve, por edhe ka ndikuar negativisht në ekonomi, mekanizmat e kujdesit social dhe modelet familjare, si dhe ka penguar rritjen dhe zhvillimin ekonomik duke gërryer kapitalin shoqëror të vendit.”, – vërehet në raportin në fjalë.

Një studim i kohëve të fundit evidentoi se fëmijët dhe prindërit e shohin emigracionin si një zgjedhje pozitive.

“Vendimi i thuajse 60% të maturantëve për të studiuar jashtë vendit pasqyron jo vetëm vlerësimin që kanë lidhur me perspektivat e tyre ekonomike, por edhe sistemin arsimor kombëtar.”

Më tepër të huaj se një vit më parë

Ndonëse raporton se numri i emigrantëve ra me 12.3 për qind në vitin 2019, INSTAT-i vërejti një rritje prej 9.7 për qind në numrin e të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2018 krahasuar me vitin 2017.

Me shumë gjasa, kjo mospërputhje shkaktohet nga numri në rritje i azilkërkuesve në vend.
Shqipëria njeh nëntë pakica kombëtare: arumunët, boshnjakët, bullgarët, egjiptianët, grekët,
maqedonasit, malazezët, romët, dhe serbët. Në censusin e vitit 2011 u regjistruan vetëm 8,301 romë dhe 3,368 egjiptianë, çka përbën thjesht 0.42 për qind të popullsisë.

Në korrik 2012, Këshilli i Evropës vlerësoi që romët përbënin deri në 3.5 për qind të popullsisë së përgjithshme22, ndërsa Plani Kombëtar i Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2016 – 2020 i referohet tërthorazi burimeve të informacionit për një popullatë më të madhe. Çështja e numërimit të plotë të popullsisë rome nuk është zgjidhur ende dhe pritet të zgjidhet me censusin e vitit 2022.

Popullsia e Shqipërisë në vitin 2021 është 2,829,741 banorë, duke pësuar një rënie të lehtë prej 0,6 për qind krahasuar me vitin 2020.
Përqindja e shqiptarëve të grupmoshës 0 – 17 vjeç ra nga 23 për qind në vitin 2016 në 21.2 për qind në vitin 2019.

Në vitin 2021, grupmoshat përbëhen nga: 5.1 për qind – 0–4 vjeç; 5.7 për qind – 5–9 vjeç; 5.7 për qind – 11–14 vjeç; dhe 6.7 për qind – 15–19 vjeç.
Në vitin 2021, përqindja e varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) ra në 24.2 për qind nga 24.6 për qind në vitin 2020, ndërsa përqindja e varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) u rrit nga 21.6 për qind në 22.3 për qind në të njëjtën periudhë.(GazetaSI)