Bajram Begaj u zgjodh dje Presidenti i ri i vendit.
Një ditë pas votimit që i dha parlamenti i Shqipërisë për të qenë në krye të shtetit shqiptar, Begaj u takua me ish-presidentin Alfred Moisiu.
Në fokus të takimit ka qenë detyra e re e Begajt, ku Moisiu i ka ofruar disa këshilla presidentit të ri.
Gjithashtu Begaj ka marrë një dhuratë simbolike nga ish-kreu i Shtetit. Moisu ka zgjedhur t’i bëjë dhuratë librin “Midis Nanos dhe Berishës”.
Deri në marrjen e detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Begaj do të zhvillojë disa takime të tjera. Në ditët dhe javët në vazhdim pritet të ketë takime me ish-presidentë të tjerë të vendit si Bamir Topi dhe Rexhep Meidani.
Bajram Begaj u zgjodh nga parlamenti me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim, duke marre edhe një votë nga opozita, ndërsa Berisha dhe Alibeaj e bojkotuan votimin.