osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Mezi po pres të…”! Yuri Kim teksa rithekson mbështetjen e SHBA për Shqipërinë: Jep mesazhin e fortë nga Lezha

“Mezi po pres të…”! Yuri Kim teksa rithekson mbështetjen e SHBA për Shqipërinë: Jep mesazhin e fortë nga Lezha

Ambasadorja amerikane Yuri Kim sëbashku me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ka qenë në Lagunën e Kune-Vain të Lezhës

Kim theksoi se ky vit është i veçantë dhe ndryshe për turizmin por kujton se SHBA ka ndihmuar me 1.8 milionë dollarë për turizmin.

Ajo bëri apel që mbrojtja e mjedisit të Shqipërisë fillon me pastrimin e tij, pasi mbledhja e mbeturinave individuale është përgjegjshmëri, por mbledhja e mbeturinave të tjetrit është zgjuarsi dhe zgjidhje e problemit.

”Ju falenderoj që më keni ftuar. Është kënaqësi. Dëgjova prej ministrit që jeni vullnetarët që prisni turistët në Shqipëri dhe ofroni përshëndetjet tuaja.

Ky është vit i veçantë prej pandemisë jam e kënaqur si keni bërë përshtatjen në bazë të situatës. Keni gjetur një tjetër rrugë për të vijuar projektin. Kam qenë këtu për 6 muaj dhe kam patur mundësinë të vizitoj shumë zona të bukura. Kam qenë në Berat, Vlorë, Sarandë, pak në Krujë. Por jam e lumtur të jem këtu dhe e kënaqur që të dëshmoj bukurinë natyrorë të Shqipërisë. Nuk është bukuri vetëm për SHqipërinë po gjithë botën, dhe mezi pres të behet një thesar.

Mbrojtja e mjedisit fillon me pastrimin e tij. Jam e kënaqur që nuk jemi përgjegjës vetëm për mbeturinat por edhe për pastrimin e mbeturinave të të tjerëve. Kur mbledh mbeturinat që krijoj është përgjegjshmëri. Por nëse mbledh mbeturinat e të tjerëve pasi dua zgjidhje të problemit është akt inteligjence, zgjuarsi por edhe zgjidhje të tij. SHBA kanë dhënë ndihma rreth 1.8 milionë dollarë që kanë ndihmuar industrinë e turizmit, veçanërisht për mjedisin. SHBA janë me ju. Pres me kënaqësi të përveshim mëngët me ju që jeni këtu, që jepni zgjidhje dhe duan të pastrojnë Shqipërinë.”- tha Kim.