Drejtuesi politik i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko doli dje me një reagim të fortë në rrjetet sociale, pasi në media qarkulloi një lajm se ai ishte i përfshirë në një aferë të Postës Shqiptare.
Teksa distancohet tërësisht nga akuzat që janë hedhur në emër të tij, Bejko u përball edhe me komentet e qytetarëve.
“Je fut ne thella o danoç. Se mos te fuqizon Basha me ndonje post tjeter. Jo per gje, po ska ku merr te tjerë”, i shkruante njëri prej tyre.
Pas këtij komenti i menjëhershëm ka qenë reagimi i Bejkos.
“Në atë rrugë jam pa merak, mezi pres dhe unë të shpalllem non grata për korrupsion. Ndaj po nxitoj që të korruptohem sa më shpejt vëlla, ça të bësh. Ka ca tipa si ti që të mbështesin më shumë sa më i korruptuar të jesh.
Ndaj thash dhe unë të bëja një gol, por ja që nuk më eci këtë rradhë, më zbuluan revulucionarët vigjëlentë.”, i përgjigjet me ironi Roland Bejko.