Në emisionin Profil së fundmi ishte i ftuar Mjeshtri i madh Mevlan Shanaj për të rrëfyer për jetën e tij personale dhe karrierën e tij të gjatë si aktor dhe regjisor.
Ai komentoi dhe Ismail Kadarenë, për të cilin shprehu vlerësimin e tij dhe tha se shqiptarët që e anatemojnë nuk kanë të drejtë.
“Ismail Kadare është një artist nga Shqipëria i përkthyer në 46 gjuhë. Mbylle gojën, kush je ti anonim? Ti je një njeri që s’di të lexosh ndër rreshta. Ka bërë kompromise, edhe ai ka bërë. Janë 46 kombe që kanë nevojë për mendjen e tij,” – u shpreh Shanaj.
Shanaj është një figurë e dashur për publikun shqiptar si aktor, regjisor, producent dhe skenarist. Në fillimet e tij nisi shkollën për ndihmës mjek dhe punoi dy vite në këtë profesion por më vonë e la pergjysmë për t’ju perkushtuar artit./euronews.al