Ilir Meta ka zgjidhur sërish qesen e dekoratave në Presidencë.
Në pozicionin e kreut të shtetit, ai ka dhënë një sërë titujsh “Mjeshtër i Madh” për disa restorante ku ha zakonisht.
“Vendi ynë ngjall shumë interes jo vetëm për mikpritjen por edhe për kulinarinë tonë. Sot kemi mundur të krijojmë një kuzhinë të markës shqiptare. Të nderuar mjeshtër të mëdhenj të kuzhinës…”, tha presidenti Meta duke nisur ndarjen e dekoratave.
Besojmë shumë që në konsulencë vlerësuese të ketë pasur edhe guston e Fahri Balliut i cili shquhet për specialitetin e paçes dhe tasqebapit.