Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar këtë të mërkurë aeroplanmbajtësen amerikane🇺🇸 “Abraham Lincoln” në detin Adriatik me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të vendit tonë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Me një shënim në “Facebook”, kreu i shtetit thekson se marrëdhëniet mes dy vendeve janë tregues dhe garanci për stabilitetin e rajonit.
“Ishte kënaqësi e veçantë të vizitoja sot aeroplanmbajtësen amerikane🇺🇸 “Abraham Lincoln” në detin Adriatik me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë🇦🇱 në #NATO. Marrëdhëniet tona të forta janë një garanci per stabilitetin e rajonit tonë. Kënaqësi të takoja drejtues të cilët 20 vjet më parë kishin fluturuar në aksionin e NATO-s që i dha fund genocidit në Kosovë🇽🇰 dhe Ballkan.
Angazhimi i SHBA, kyç për sigurinë dhe prosperitetin e rajonit tonë”- shprehet Meta.