Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ditën e sotme tha se është socialist në bindje dhe kështu ka qenë gjithmonë.
Por se tani, që mban postin e Kreut të Shtetit, i duhet të jetë i paanshëm dhe të mendojë vetëm për interesat e Shqipërisë.
Të kenaqni gruan pas 65-ës, në vend të Viagrës, përdorni këtë gjë 96vjeçari shqipëtar: Unë dhe gruaja ime i pastrojmë
Ai gjithashtu akuzoi se Rama dhe qeveria e tij, nuk ka të bëjë aspak me socialistët, por është një sekt i paguar për të mbajtur në pushtet vetëm bandat dhe oligarkët.
“Nuk janë socialistët që bëjnë këtë gjë, është një sekt që ka shfarosur cdo gjë të mirë që socialistët kanë bërë në këtë vend.
Që padyshim është i sponsorizuar, nga faktorë që nuk e duan Shqipërinë dhe shqiptarët. Është mashtrim përpjekja e Ramës për t’i thënë se socialistët janë në pushtet, e për t’i nxitur ata në një betejë jetë a vdekje, por në fakt lufton për oligarkët dhe bandat, që Shqipëria të jetë kjo që është e të mos jetë pjesë e BE.
Nuk i solli e nuk i mban Rama në pushtet socialistët, ai ka sjellë bandat,” tha Meta.