Nga Guxim Alimani
Prej se është në politikë Ilir Meta mbahet mend si ujku i uritur, që nuk ngopet së ndukuri në “kërmën” politike. Aspak një ndukje në askektin e karrierës, por një ndukje e dyfishtë që konvertohet në para!
Këtë ves ai e injektoi në sektin e tij politik të quajtur LSI!
Në kulmin e tij politik kur jo pak dr. Berisha kishte humbur nga vetja për mbrojtjen e Ilir Metës, ky i fundit hëngri ngjalat e Lalzit, duke ia lënë në grykë halat PD-së.
Kur vetem një hap e ndante nga largimi kanabis-qeverinë pranverën që shkoi e pritej vetëm një lëvizje kartoni nga Ilir Meta, ky i fundit e këmbeu “kauzën” me 35 milionë euro të qerasura për të bërë nje skrapatë rruge në Elbasan, ku nuk trokiti as dhe një kazëm kurrë!
Tani po luan me të njëjtin stil me gjeneralin e Ramës për të përfituar disa kapterrë për vete si KLSH.
Me një fjalë kush guxon të besojë jo më të principet e munguara, por as dhe të ndonjë qelizë e vërtetë opozitarizmi të Presidenti aktual me të voglën gjë do pësojë zhgënjimin.