Ilir Meta, ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, ku ka folur edhe për refuzimin për dekretimin e Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm dhe shkarkimin e Ditmir Bushatit.
Meta ka dhënë një shembull, për të shpjeguar veprimet e tij, duke mos marrë një emër konkret, por në shpjegimin e tij lindin dyshime se një ministër i kabinetit Rama, ka vajtur në zyrën e tij pas vendimit të kryeministrit për ta shkarkuar. Duke ditur, si kanë ndodhur ngjarjet, gjasat janë që ky ministër të jetë Dirmit Bushati.
Ja çfarë tha Meta në studion e Rakipit:
Ilir Meta: Marrim si shembull, kryeministri i kërkon ministrit, e zëmë Ylli Rakipi, të bëjë një punë dhe nëse nuk e bën e shkarkon. Ylli Rakipi vjen te presidenti dhe thotë unë vërtet po shkarkohem, por dua t’ju them se po iki, jo sepse kam bërë korrupsion, por po iki sepse më është kërkuar kjo gjë dhe nuk e kam bërë. Çfarë duhet të bëjë presidenti, ta shkarkojë? Presidenti është garant i interesave shtetërore.
Ylli Rakipi: Pra, ta themi konkretisht, nëse kryeministri kërkon shkarkimin e Ditmir Bushatit, presidenti nëse dëgjon prej këtij ministri se po shkarkohet për këtë arsye, presidenti mund të mos e dekretojë shkarkimin? Përse nuk e dekretova shkarkimin e Ditmir Bushatit?
Ilir Meta: Ministri i Jashtëm është shumë i rëndësishëm, do të thotë ta lije ministrinë në dorë të një zv ministri. Në rastin konkret, unë nuk jam i papërgjegjshëm.