Presidenti Ilir Meta ka sulmuar diplomatët e huaj në Shqipëri duke i quajtur lecka të Edi Ramës. Në studion e emisionit Open teksa u pyet mbi vendimin për të shpallur ‘non grata’ në presidencë ambasadorin e OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt. Meta tha se qëndrimet e Borchardt janë të ndryshme nga ato të OSBE.
Kreu i Shtetit deklaroi se kreu i KED Ardian Dvorani ka marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve për të marrë në dorë Gjykatën Kushtetuese për llogari të kryeministrit Edi Rama.
“Nuk është në të drejtën e një ambasadori të vërë në dyshim dekretin e Presidentit për zgjedhjet. Ka qenë shumë i lartë edhe raporti i OSBE/ODIHR që dekreti i Presidentit mund të shqyrtohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.
Qëndrimet e tij janë të ndryshme nga OSBE. Disa diplomatë janë bërë si leckat e Edi Ramës dhe po e teprojnë shumë. Jo vetëm që janë bërë palë me Edi Ramën por janë i vetmi justifikim për çdo shkelje të lifgjit. Ai gjithmonë i përdor këta për të kapur sistemin e drejtëisë. Ne zbuluam Katicën tonë, Katica jonë është Dvorani. E kam paralajmëruar këtë që në korrik-gusht.
Amabadorët të heqin dorë nga lobimet se po dëmtojnë vendet e tyre. Ndërkombëtarët janë përgjegjës. E kemi të qartë që ka pasur një lobim të fortë për t’i dhënë të gjithë drejtësinë Edi Ramës. Për fat të keq ata kanë bërë çdo gjë për t’ia dhënë Edi Ramës. Kanë provokuar opozitën që t’ia jepnin Edi Ramës institucionet.
Dvorani ka marrë disa garanci. Nëse ka ndërkombëtarë që mendojnë se në vend që të zgjidhet çështja në mënyrë kushtetuese dhe nëse i çojnë mesazhe presidentit të Republikës thonë se Vorpsi është në rregull. Kjo është tepër e qartë. Unë nuk ndërhyra kur u zgjidh çështja e prokurorit të Përgjithshëm. Në asnjë rast nuk mundet të merret një funksion kushtetues me ligj”, u shpreh Meta