Ilir Meta ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale, pas fjalimit të Edi Ramës në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku është tallur me dekorimet e presidentit.
“O shakaxhinjtë e integrimit!
Unë nuk bëj aktrime me historinë e kombit tim dhe familjes time!
As politikë për vota o palaço dhe të pa Atdhe!
Unë kam lindur në Çepan, 1000 metra mbi nivelin e detit dhe u jam shumë mirënjohës prindërve të mi.
O ordinerë, shtëpia ku linda unë në 24 mars 1969 ishte spital partizan për Jugun e Shqipërisë.
Në këtë shtëpi erdhën dhjetëra partizanë, pa këmbë e pa krahë.
Në themelet e kësaj shtëpie edhe sot është gj.aku i tyre.
Unë isha ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, por kurrë nuk e vura në diskutim gj.akun e tyre.
Se gj.aku nuk bëhet ujë o hajdutë ordinerë!
Jam Ilir Meta dhe përballë do më keni gjithmonë”, shkruan Meta.