osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta rinis pazaret për kreun e KLSH-së, kandidon miliarderin Angjeli i cili shquhet për afeksionin që ka ndaj Presidentit

Meta rinis pazaret për kreun e KLSH-së, kandidon miliarderin Angjeli i cili shquhet për afeksionin që ka ndaj Presidentit

Presidenti Ilir Meta u është rikthyer pazareve për kreun e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pas rrëzimit të kandidaturës së Bahri Shaqirit në janar të këtij viti, presidenti ka mbajtur peng procesin e zëvendësimit të Bujar Leskajt në krye të KLSH. Por gazeta ka mësuar se ditët e fundit Meta ka rinisur lëvizjet për të çuar një emër të ri në Parlament.

Burime shumë të sigurta të gazetës thanë se presidenti pritet që të propozojë deputetin e PS, Anastas Angjeli. Gazeta e ka thënë që në shator se kishte një plan Meta-Angjeli që ky i fundit të marrë frenat e KLSH. Angjeli është deputet i PS, por dihet afeksioni i tij për Ilir Metën.

Sipas burimeve, futja e emrit të tij është një strategji e Metës edhe për të përçarë PS. Po ashtu është dhe një qokë ndaj deputetit socialist. Me propozimin e Angjelit, socialistët vihen në një pozitë të vështirë, pasi nëse e refuzojnë Angjelin do ketë përplasje.

Gazeta ka mësuar se javët e fundit Meta e Angjeli janë afruar ndjeshëm me njëri-tjetrin dhe situata ka ndryshuar kur u festua 10-vjetori i themelimit të universitetit privat të deputeti të PS. Meta ishte i ftuar nderi aty dhe sulmoi ashpër Ramën, ndërkohë që ishte krah Angjelit. Në të njëjtën ditë, Meta ka shtruar një darkë në nder të Angjelit dhe aty kanë sheshuar planin që deputeti të marrë frenat e KLSH.

Por kush është Anastas Agjeli? A mund t’i jepen atij frenat e institucionit që mban në shina qeverinë dhe administratën shtetërore? Elementi i parë është që kemi të bëjmë me një figurë politike. Emërimi i tij aty jep sinjal të qartë se PS po kap KLSH. Një tjetër element është se Angjeli konkurron dhe sheikët e Arabisë Saudite për nga pasuria.

Dosjet e KLSH për të duan net të gjata dimri që të lexohen. Pyetja që shtrohet është se si i ka vënë Angjeli gjithë këto pasuri? Elementi tjetër që e penalizon është se Agjeli ndodhet dyfish në konflikt interesi. Gazeta nxori fakte se si në vitin akademik 2015-2016 ai ka punuar si pedagog i brendshëm në Universitetin Mesdhetar, universiteti i tij privat.

Ligji e ka të ndaluar dypunësimin e deputetëve, por Angjeli e ka shkelur për një vit rresht. Po ashtu, si mund të jetë kryetar KLSH një deputet që ka në pronësi universitet privat? Vetë ligji e ndalon që kreu i KLSH të ketë aktivitete private, qoftë dhe jofitimprurës.

Edhe sikur Angjeli të distancohet nga universiteti, ai është në emër të familjarëve të tij. Pra presidenti synon të emërojë kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, një person, i cili është në konflikt të pastër interesi dhe në shkelje të ligjit.

Pazaret Meta-Angjeli

Anastas Agjeli për vite me radhë ka bashkëpunuar fort me Ilir Metën. Pak kohë më parë Universiteti Mesdhetar ka dhënë rreth 30 bursa për të rinjtë e LRI. Po ashtu, ish-deputetë të LSI japin mësim me kohë të pjesshme në këtë universitet. Klajda Gjosha punon prej vitesh si pedagoge, ndërsa po ashtu dhe Arben Cici, shef i kabinetit të ilir Metës. Pra Universiteti Mesdhetar i Tiranës është kthyer në çerdhe të LSI. Përfaqësues të kësaj partie janë mbushur me diploma bachelor dhe master. Qindra anëtarë të LRI marrin diploma pa shkuar fare në shkollë, ndërsa Angjeli është i gatshëm të ofrojë të tjera bursa në mënyrë që Meta ta kandidojë për kryetar të KLSH. Duket qartë se kemi pazare prej vitesh mes Metës e Angjelit.

Angjeli deklaron universitetin si OJF

Elementi më flagrant është se Anastas Agjeli është pronar i një universiteti privat, pra i “Universitetit Mesdhetar”. Së pari ligji e ndalon kreun e KLSH që të ushtrojë aktivitet privat. Por elementi më i çuditshëm është që në deklarimet që Angjeli ka bërë në ILDKP, e deklaron universitetin jo si biznes privat, por si Organizatë Jofitimprurëse.

Angjeli deklaron si pasuri OJF-në Qendra Mesdheu, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, me vlerë 100 000 lekë. Por edhe pse deklarohet si OJF, familja Angjeli gjeneron shumë të ardhura nga ky aktivitet.

Anastas Agjeli ka deklaruar për vitin 2017 të ardhura nga pagesat për mësimdhënie dhe udhëheqje shkencore në Universitetin Mesdhetar i Shqipërisë, 2.187.474 lekë. Bashkëshortja, Greta Angjeli, ka deklaruar të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, 2.023.485 lekë.

Djali, Eros Angjeli ka deklaruar të ardhura nga Qendra Mesdheu / UMSH, 1.933.657 lekë. Po ashtu djali ka deklaruar të ardhura nga Mesdheu Education, 421 516 lekë. Pra familja Angjeli vetëm nga universiteti ka pasur mbi 60 milionë lekë të vjetra brenda një viti.

Pasuria

Sali Berisha e etiketoi Angjelin si “mamuth” dhe nëse sheh deklarimet e tij në ILDKP, e kupton se ish-kryeministri ka pasur të drejtë. Zerot në deklarimet e tij nuk mbarojnë, ndërsa banesat, llogaritë bankare dhe makinat janë nga më të ndryshmet. Siaps ILDKP, Angjeli ka deklaruar se është pronar i një sërë apartamentesh, ku kryesisht spikat apartamenti me vlerë 330.000 dollarë në Boston të SHBA-së.

Por krahas këtij apartamenti, Angjeli ka në pronësi dhe një apartament me sipërfaqe 158 m2 në Sarandë; tokë me sipërfaqe 440 m2 po në Sarandë me vlerë 264.000 lekë; si dhe një dyqan me sipërfaqe 99 m2 po në Sarandë por që nuk e ka specifikuar vlerën se sa e ka blerë.

Sakaq, deputeti Anastas Angjeli ka deklaruar se ai së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes posedojnë një sërë llogarish bankare, ku përveç shumave të mëdha bien në sy llogaritë jashtë vendit. Kështu, Angjeli ka deklaruar se ka llogari bankarenë Commerce Bank, USA; në EuroBank, Greqi; si dhe në disa banka të tjera jashtë vendit.

Por krahas këtyre, në deklaratën e pasurisë së deputetit të PS, bien në sy edhe vlerat e shtrenjta të automjeteve që ai dhe familja e tij kanë në dispozicion. Angjeli ka deklaruar se zotëron një automjet me vlerë 50.915 dollarë, blerë nga të ardhurat familjare. Po ashtu ai ka deklaruar se e bija Jona Marashi zotëron dy automjete, njëri me vlerë 26.800 dollarë dhe tjetri me vlerë 28.000 dollarë./Gazeta Sot