Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ai është përfaqësues i lobit serb në Uashington, për këtë arsye të gjitha vendimet që merr, përfshirë këtu edhe shembjen e Teatrit, se kërkon destabilizimin e vendit.
“Rama përfaqësues i lobit serb në SHBA. E them me bindje do e provojë koha. Lobi serb dhe ai pro rus në Uashington i intereson përplasja civile dhe destabilizimi në Shqipëri.
Kam shumë prova dhe dokumente që do i bëj publike në kohën e duhur. SMS që u bë publike sot do duket pa vlerë në raport me to. Do flas në të ardhmen dhe në kohën e duhur”, tha Meta.