Ilir Meta ka vjiuar akuzat ndaj kreut të KED Ardian Dvrorani gjyqtarit që kërkoi pranga për aferën për gjobvinin 700 mijë euro ndaj një biznesmeni. Ai ka daklaruar se ndaj anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha po bëhet presion politik ndërsa ka akuzuar Dvoranin si të vetmin përgjegjës për akte kriminale në Reformën në Drejtësi.
Madje ky delirant i rrëshkitur arrin ta krahasoj me prokuroren speciale maqedonase që dergoi pas hekurave për 700 mijë euro për koncidence mikun e tij Gruevski.
Një gjë nuk e shpreh qartë Meta që është një gjobëvënës shumë përpara Katica Janevës, por duke qenë gjyqtar ata që sot i pret Reçi shpëtoi dhe nuk pati fatin e Gruesvskit.
Ja deklarimi i sotëm i tij:
“Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi.
Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!” / Ekskluzive.al