osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta përshëndet zgjedhjen e Berishës në krye të PD! Mesazh të koduar amerikanëve: Në demokraci të respektohet vota

Meta përshëndet zgjedhjen e Berishës në krye të PD! Mesazh të koduar amerikanëve: Në demokraci të respektohet vota

Dy ditë më parë u mbajtën zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike, ku ish-kryeministri Sali Berisha fitoi me diferencë shumë të thellë ndaj kundërshtarit Ibsen Elezi.

Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme ka reaguar për herë të parë në lidhje me zgjedhjen e Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike, duke u rikthyer për herë të tretë në krye të selisë blu. Në një prononcim për mediat, gjatë një vizite në Komunën Junik, kreu i shtetit shqiptar tha se në demokraci duhet të respektohet vota, duke i dalë në krah mikut të tij, që mori drejtimin e forcës më të madhe opozitare të dielën.

“Në demokraci duhet të respektohet vota dhe vullneti i qytetarëve”, tha presidenti Meta mbi zgjedhjen e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike. Po ashtu ai foli edhe për progresin e bërë nga Kosova gjatë viteve të fundit të cilin e konsideroi si shembull për të gjithë rajonin.

Presidenti Meta foli edhe për aplikimin e shtetit më të ri të Europës dhe tha se Kosova është tashmë një vend shumë solid dhe demokratik dhe është një vend model që kontribuon për paqen që është prej kohësh anëtarë e Këshillit të Europës, dhe aplikimi për në KiE ka mbështetjen e të gjithëve.

“Kosova është tashmë një vend shumë solid dhe demokratik, është një shembull i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një shembull i respektimit të të drejtave të njeriut, një shembull i respektimit të të drejtave të pakicave.

Është një vend model që kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, dhe padyshim që është edhe për sa u takon këtyre standardeve, që është prej kohësh anëtarë e Këshillit të Europës. Kështu që është një aplikim që meriton mbështetjen e të gjithëve, që i shërben afirmimit të vlerave europiane të të gjithë rajonit tonë, dhe nuk i shërben vetëm Kosovës”, nënvizoi presidenti Ilir Meta ditën e djeshme.