osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta përdor çdo mjet për të bllokuar investimet e qeverisë në Vlorë: Sulmon Anila Denajn dhe refuzon takimet me përfaqësuesit e ministrisë

Meta përdor çdo mjet për të bllokuar investimet e qeverisë në Vlorë: Sulmon Anila Denajn dhe refuzon takimet me përfaqësuesit e ministrisë

Ilir Meta duket i vendosur për të mos lejuar investimet në zonën e Vlorës. Përplasjet e tij për qeverinë për aksin Orikum-Vlorë kanë vijuar edhe ditët e fundit pasi palët nuk po gjejnë konsensus.

Ditën e djeshme Meta i ka dërguar një tjetër letër qeverisë ku sulmon drejtpërsëdrejti ministren e Financave, Anila Denaj. Meta shkruan se shpjegimet e dhëna nga ministrja nuk qëndrojnë dhe veprimet e ndërmarra për këtë projekt janë të paligjshme. Sipas tij ky projekt ka humbur autoritetin ligjor, pasi komunikimi me palën tjetër, nuk rezulton të jetë mbajtur nga ajo, por nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, veprim i cili përbën shkelje të Kushtetutës.

“Fatkeqësisht, nga ana e Ministrisë së Financave nuk ka pasur reflektim dhe veprim në drejtim të ndjekjes së një procedure të mbështetur në Kushtetutë dhe ligj, por vijohet e njëjta linjë paligjshmërie dhe mos reflektimi. Sipas praktikës dokumentare që ju vetë keni përcjellë, komunikimi me palën tjetër, nuk rezulton të jetë mbajtur nga ju, por është mbajtur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës.

Në rast se Fondi Shqiptar i Zhvillimit mban kontakt edhe ka negociuar për të ndryshuar destinacionin e financimit të Fondit Saudit për Zhvillim dhe transferimin e fondeve kjo do të thotë që ju keni humbur autoritetin tuaj ligjor për të përmbushur detyrat. Siç dhe ju e dini, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, sipas bazës ligjore mbi të cilën funksionon, nuk ka kompetencë të diskutojë apo të negociojë në këto terma”, shkruan Meta.

Sakaq drejtuar edhe njëherë me kritika stafit të MFE, presidenti vë në dukje se autoritet shqiptare nuk mund të rialokojnë fonde nga projektet që investojnë të huajt, prandaj me këto gabime, sipas tij është ministria ajo që po bllokon investimet e huaja të nevojshme. “As në terma ligjorë, as në terma financiarë, nuk mund të flitet për rialokime të marrëveshjeve të huas, siç referoni në shkresën tuaj.

Rialokimi mundet vetëm të kuptojë transferimin e fondeve dhe kurrsesi të marrëveshjeve, që për më tepër tashmë nuk ekzistojnë as ligjërisht. Argumentet tuaja në këtë drejtim, janë jashtë logjikës juridike, kushtetuese dhe ekonomike. Prandaj kërkojmë që të vlerësoni situatën me gjithë stafin tuaj, që mesa duket iu ka keqorientuar të parashtrojë për zgjidhje rastin në një rrugë pa krye dhe në kundërshtim me ligjin”, shkruan ai.

Meta shmang takimet me MFE

Më tej Meta shprehet se, për të shmangur dhënien e llogarisë para Presidentit, marrëveshja është nënshkruar në emër të Këshillit të Ministrave dhe jo të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa theksoi këtu se kjo është një tjetër shkelje ligjore nga ana e ministrisë, duke treguar sërish këmbënguljen e tij.

“Për të gjitha arsyet e lartpërmendura zonja ministre, çështja nuk është aq e thjeshtë sa ju e paraqisni, pasi çdokush që ka folur e biseduar për termat financiarë të kësaj marrëveshjeje që lidhet në emër të Republikës së Shqipërisë, e ka bërë në kundërshtim me ligjin dhe pa autorizimin e Presidentit të Republikës.

Kjo përbën shpërdorim të detyrës dhe vendosjen e një precedenti të rrezikshëm përkundrejt interesave të shtetit”, thekson ai. Nga ana tjetër presidenti ka refuzuar takimet me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave. Sipas tij, nuk ka nevojë për takime pasi gjithçka zgjidhet shkresërisht. Fatkeqësisht, pavarësisht këtyre komunikimeve shkresore dhe publike, nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nuk ka patur reflektim dhe veprim në drejtim të ndjekjes së një procedure të mbështetur në Kushtetutë dhe ligj, por vijohet e njëjta linjë paligjshmërie dhe mos reflektimi.

Siç dhe citoni në hyrje të shkresës suaj, vetë ministrja e Financave dhe Ekonomisë ka kërkuar disa takime, por asnjë takim nuk mund të ndreqë paligjshmërinë e një procesi, që duhet të plotësohet vetëm dhe vetëm mbi bazë aktesh shkresore”, thuhet në letër.