osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta nuk e ktheu buxhetin për studentët, por si hakmarrje, që nuk i shtuan 400 milionë lekë fonde

Meta nuk e ktheu buxhetin për studentët, por si hakmarrje, që nuk i shtuan 400 milionë lekë fonde

Guroristi, synon shtimin e sekretareve, këshilltarëve, makinave, banketeve dhe ahengjeve nëpër male, ndërsa studentët duhet ta dinë, se Ligjin e Arsimit të Lartë në korrik 2015 dhe buxhetet e arsimit për vitet 2010-2018, i ka votuar LSI në dy pushtetet me PS e PD, kur sundonin e vidhin shpërfillnin protestat studentore

Kthimin e Buxhetit 2019, Presidenti Ilir Metaj, nuk e paska bërë për të mbështetur e zgjidhur hallin e studentëve, mbasi miliarderi i guroreve e blloqeve me pazare, kur ishte Kryetar Kuvendi, së bashku me gruan deputete, organizuan hartimin dhe votimin e Ligjit për Arsimit e Lartë.

Këtë ligj, që sot po bëjnë sikur e “mallkojnë”, Iliri dhe Monika e hartuan dhe votuan në favor të sundimit të rektorëve dhe për financimin e bosëve të universiteteve private, ku Metaj, Berisha, Argita, Tritani, Luli, Shkreli e Angjeli, janë bashkëpronarë.

Faktikisht, buxheti i arsimit të lartë është aq i vogël, sa rektorët kanë 3 herë më tepër pasuri personale, sesa jep shteti për universitetet, por mosdekretimi i buxhetit, është hipokrizi e shërbim partiak-familjar, maskuar me gjoja, merakun për hallet e studentëve.

Fondi aktual, që u jepet universiteve është vendosur e fiksuar pa asnjë ndryshim, qysh në buxhetet e viteve 2010- 2018, kur Metaj-Kryemadhi, ishin bashkë në pushtet me PD e me PS dhe votonin e nuk kundërshtonin asnjë shifër, ndërsa tani po bëjnë, sikur “u digjet barku” për studentët.

Kthimin e ligjit të buxhetit, Presidenti Ilir Metaj e bëri me urdhër të gruas, në shërbim të partisë së gruas dhe aletatit të Berisha të 21 janarit, që paavrësisht se janë zhytur në llum krimesh e urrehen nga populli, vazhdojnë ëndërrojnë, të rikthehen përsëri bashkë, në pushtetin që as shqiptarët dhe as ndërkombëtarët, nuk ua japin më, mbasi më parë, duhet të lajnë hesapet me drejtësinë.

Zëra nga grupi “Balliu. F”, thonë se Presidenti Ilir Metaj e prapësoi ligjin e buxhetit, si hakmarrje personale, që Kuvendi nuk i shtoi edhe 400 milionë lekë të tjera në fondin e Presidencës për vitin 2019, me të cilat do blinte dy vetura luksi, do shtonte sekretaret, këshilltarët dhe eskursionet në male./Pamfleti