Ilir Meta duket se ka filluar t’i trembet aferës me lobimet. Kur ishte në krye të LSI, ai pagoi afro 700 mijë dollarë për të fituar simpatinë e amerikanëve dhe për të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trump si president. Këto para nuk u deklaruan të gjitha dhe SPAK ka rënë në gjurmët e aferës. Pak ditë më parë ngjiti shkallët e prokurorisë Petrit Vasili, ndërsa më pas dhe ekonomistët e LSI.
Këto lëvizje duket se kanë nervozuar Metën, pasi bëhet fjalë për një shumë të madhe parash që nuk dihet nga ka dalë. Vetë amerikanët sollën një dosje voluminoze dhe Meta duket se po i paraprin asaj që do të vijë më pas.
Ai ka dalë me teorinë se Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me SHBA dhe nëse do kishte shkelur ligjet atje, ata do e ekstradonin siç bënë ,e Ushtarin e tij në MPJ Almir Rrapon. Por Meta harron se nuk ka shkelur ligjet atje, por në Shqipëri. Ligji detyron partitë të deklarojnë çdo shpenzim dhe Meta ka fshehur shumën 700 mijë dollarë në deklarimin që ka bërë në KQZ.
“Nuk i druhem asnjë veprimi të askujt përballë Ilir Metës apo përballë PL. Sepse ne jemi përballë qytetarëve. Ne jemi përballë publikut dhe të vërtetave. Ne kemi qenë dhe jemi me ligjin. Me Kushtetutën dhe transparencën. Duhet ta dini se këta bosët e incenratorëve në kërkim janë në Austri dhe nuk ka qenë çudi për ne edhe shkrimi i porositur i gazetës spekulative në Austri. Ne kemi marrëveshje ekstradimi dhe e përmend këtë për t’i dhënë fund çdo spekulimi qesharak që nxitet nga mediat e Ramës dhe ata delikuentët që ai i paguan për të mbushur ekranet dhe të shmanget vëmendja nga inceneratorët, duke krijuar lajme të rreme për denoncuesit kryesorë të kësaj afere. Çdo veprim i PL ka qenë transparent. Ka qenë përmes bankës. Janë audituar nga KQZ. E përmend marrëveshjen e ekstradimit sepse kjo i jep drejtësisë amerikane që kanë shqetësim, për çdo qytetar që ka shkelur një ligj të Amerikës ta vënë në lëvizje. Janë përralla ordinere”, tha Meta.
Sinjalet janë se pas Ahmetajt, SPAK do të godasë djathtas. Më të rrezikuarit janë Meta dhe familja e Berishës. Ish-presidenti ka disa dosje të hapura dhe nëse prokurorët do kenë guxim, akuzat ndaj tij do jenë të shumta.