Presidenti në atë reagim të tërbuar kundër Ramës dhe ultimatumin e lëshuar ndaj tij për anulimin e projektit të Unazës së Re, e ka thjeshtë për interes personal. Meta ka vilën e tij shumëkatëshe te Astiri, aty është bërë me fëmijë, dhe e ka justifikuar si “dhuratë nga vjehrri”. Kur ishte kryeministër e ktheu në në truall, nga tokë arë që ishte, duke i shumëfishuar vlerën. Likja reagon vetëm për interes personal dhe nuhat në mënyrë perfekte pazarin. Me Ramën i ka ecur deri më tani. Bëri përplasje dhe për të marrë drejtimin e opozitës
Ilir Metën e kanë gjykuar gabim të gjithë, në lidhje me ultimatumin dërguar qeverisë, ku i kërkonte me insistim anulimin e gjithë projektit të Unazës së Re.
Teksa ka bërë një ekspertizë të detajuar të gjithë këtij projekti që pritet të implementohet dhe që do të sjellë në fund të herës shembjen e shtëpive të banorëve të Astirit që e pengojnë atë, reagimin e fortë të Metës, në mënyrë të padrejtë e cilësuan një “krurje brirësh” të re me Ramën.
Madje e akuzuan dhe se po bën vetëm lojën e opozitës në përpjekje për të marrë drejtimin e saj, përballë një Lulzim Bashë që e ka të pamundur të ngjallë besim dhe frymë opozitare.
E vërteta e pastër është se indicia kryesore për këtë reagim të Metës ndaj projektit të Unazës së Re dhe ultimatumi i tij ndaj Ramës për ta anuluar menjeherë, e ka bazën tek interesi personal. Meta dhe Kryemadhi kanë një vilë në atë zonë, madje kanë dhe një pjesë të madhe toke, mbi të cilën ka ngritur vilën e parë me paratë e vjedhura nga shtetit shqiptar.
Në atë vilë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë banuar pjesën më të madhe të kohës që nga martesa e tyre, kanë lindur kalamajtë dhe argumenti i dhënë është se këtë vilë “ia ka falur vjehrri”. Pra ia ka falur babai i Monikës dhe vëllai i saj Drini Kryemadhi.
Për ata që kanë harruar Drini Kryemadhi ka qënë drejtor i përgjithshëm rrugësh te Ministria e Transporteve kur Ilir Meta i “varfër” ka qënë kryeministër i vendit, dhe pranoi si “dhuratë” këtë vilë tek “Astiri”.
Por nuk është mjaftuar me kaq Ilir Meta, por tokën e gjithë kësaj zone e ktheu nga tokë arë në tokë truall me vendim qeverie, duke ia rritur maksimalisht çmimin dhe duke e rënduar arkën e shtetit me dëmshpërblimet që do paguajë për ata banorë që kanë bërë legalizimet.
Pra ky ka qënë dhe shkaku kryesor që Meta ka reaguar aq fort kundër Ramës, dhe më pas nuk ka lënë pa e ndërthurur dhe me dëshirën për të qënë kryetar real i opozitës, ambicie të cilën e mbështet dhe miku i tij Sali Berisha, i zhgënjyer me Bashën.
Prandaj gjithkush duhet ta ketë të qartë se Ilir Meta tërbohet vetëm për interes personal dhe nuhat në mënyrë perfekte pazarin ende pa dalë në sipërfaqe. Me Ramën i ka ecur deri më tani./Pamfleti