Ilir Meta ka shtruar një drekë për miqtë e Shqipërisë, zonjen Mary Eisenhower, mbesë e ish presidentit te SHBA, Eisenhower dhe Presidente e “People to Poeple International” dhe bashkepuntorin e ngushte te saj, mbartesin e medaljes se arte te Kongresit te SHBA, ambasadorin Theodor Britton dhe bashkshorten e tij.
I ftuar në drekën e shtruar nga Meta, ka qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. “Fotot janë bërë pas një dreke që presidenti i Republikës, Ilir Meta shtroi për nder të miqve të shquar pas akordimit të urdhërave të lartë shtetëror që ai ju akordoi për shërbimet e tyre të shquara ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar” thotë Berisha, të cilin e bashkoi me Metën dreka e shtruar për ndërkombëtarët.