osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Meta në dekorimin e vrasëses që dogji të gjallë dashnorin: Çfarë ka deklaruar 56-vjeçarja Marjeta Karaj?!

Meta në dekorimin e vrasëses që dogji të gjallë dashnorin: Çfarë ka deklaruar 56-vjeçarja Marjeta Karaj?!

Policia e Tiranës zbardhi pas 5 vitesh një ngjarje shumë të rëndë, vrasjen e 61-vjeçarit Mehdi Kurt-Deda.

Ai u dhuna barbarisht dhe më pas u dogj për së gjalli. Në lidhje me ngjarjen janë vënë në pranga Marjeta Karaj, 56 vjeç dhe 39-vjeçari Gazmir Ngota. Në kërkim u shpall djali i 56-vjeçares, Besmir Karaj.

Gazeta ka sjellë detaje të reja në lidhje me hetimet e ngjarjes. Marjeta Karaj dhe Gazmir Ngota kanë dhënë deklarimet e tyre. 56-vjeçarja, e cila dyshohet si urdhëruese e ngjarjes, ka refuzuar përfshirjen në krim.

Ajo është shprehur se ka patur njohje me viktimën. Por Gazmir Ngota ka pranuar se ngjarjen e ka bërë në bashkëpunim me Besmir Karajn, të cilin në atë kohë e ka patur shok. Ai është shprehur se gjithçka ka ardhur si pasojë e borxhit prej 10 mijë Eurosh.

Merin Maçi: Të paktën nga informacioni që kam pranë grupit hetimor Marjeta Karaj, e cila dyshohet se është edhe personi që mund të konsiderohet si urdhëruese i këtij akti të rëndë, i cili u ndërmor nga djali i saj Besmir Karaj dhe shtetasi tjetër i arrestuar në kuadër të operacionit “Asgjë nuk harrohet”, Gazmir Ngota, janë persona të cilët kanë dhënë deklarimet e tyre.

Marjeta Karaj ka refuzuar kategorikisht përfshirjen në këtë krim, duke thënë se ka patur edhe njohje me viktimën, por nuk ka pranuar të ketë gisht në ekzekutimin e tij, fillimisht dhunimin e më pas djegien.

Ndërkohë ka qenë pikërisht Gazmir Ngota, i cili ka pranuar se ngjarjen e ka bërë në bashkëpunim me Besmir Karajin, të cilin në atë kohë e ka patur shokë dhe gjithçka ka ardhur si pasojë e një borxhi prej 10 mijë eurosh, fakt ky që u pranua edhe ditën e sotme nga kreu i Drejtorisë së Tiranës. Ka qenë pikërisht një borxh i pashlyer që u bë shkak për atë ngjarje të rëndë.

Policia tha në një deklaratë ditën e sotme se shkak i ngjarjes do të bëhej një borxh i pashlyer prej 10 mijë Eurosh që viktima i kishte Marjeta Karajt.

Autorët e kanë transportuar Kurt-Dedën në një zonë pyjore në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.