osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta në alarm nga shkarkimi, “entourage” i presidentit! Nis sulmet ndaj Kushtetueses dhe Vitore Tushës para nisjes së gjykimit

Meta në alarm nga shkarkimi, “entourage” i presidentit! Nis sulmet ndaj Kushtetueses dhe Vitore Tushës para nisjes së gjykimit

Presidenti Ilir Meta duket se i trembet një vendimi pro shkarkimit të tij nga Gjykata Kushtetuese. Që kur kjo gjykatë nisi të funksionojë, sulmet dhe presionet e tij kanë ardhur në rritje.

Kuvendi e shkarkoi kreun e shtetit dhe tashmë fjalën finale e ka Kushtetuesja. Por duket se Meta i trembet një lëvizje të tillë dhe ka intensifikuar goditjet ndaj anëtarëve të kësaj gjykate dhe veçanërisht ndaj kryetares në detyrë Vitore Tusha. Sulmi i parë i Metës erdhi kur Kushtetuesja rrëzoi KLSH-në mbi ligjin e financimit të pushtetit vendor. Meta i dërgoi një letër Kushtetueses ku e kundërshtonte vendimin.

Para se të shqyrtohej çështja e zgjedhjeve vendore, Meta reagoi sërish duke i dërguar mesazhe Kushtetueses se nuk duhet të pranojë “zgjedhje moniste”, siç i quante ai. Por ditën e fundit Kushtetuesja dhe kryetarja Tusha janë në një presion të vazhdueshëm.

Fillimisht ishte Aleanca për Teatrin që po e sulmonin lidhur me një takim me ambasadorin Soreca, por tashmë në sulm janë hedhur dhe të besuarit e presidentit. Ka qenë Petrit Vasili që ka sulmuar Vitore Tushën dhe ambasadorin Luigi Soreca.

Lëvizjet e presidentit dhe të LSI-së duket se janë sinjale që kreu i shtetit i trembet shkarkimit, por dhe po ashtu tregojnë se Vitore Tusha i ka dalë nga rreshti.

Qëndrimi kundër i Vasilit

Përmes një reagimi në rrjete sociale, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar ambasadorin Soreca, por dhe Vitore Tushën. Ai i ka marrë të mirëqena pretendimet e artistëve se ambasadori i BE ka ndikuar për vendimin mbi shembjen e teatrit.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë varësi as nga partitë politike dhe arsyeja e ekzistencës së saj është që të vigjilojë mbi kushtetutshmërinë e vendimeve, që qeverisja qendrore dhe lokale marrin pavarësisht nga ngjyra e partisë, që i drejton.

Asnjë gjyqtar nuk është kurrsesi i partisë dhe ka yll polar vetëm Kushtetutën dhe asnjë program apo statut partie. Por ndërhyrja e vazhdueshme dhe e paligjshme e diplomatëve të huaj në Gjykatën Kushtetuese është veprimi më skandaloz, që mund të kryhet”, tha ai. Po ashtu ai ka sulmuar edhe ambasadorin e BE.

Sipas Vasilit, asnjë ambasador shqiptar nëpër botë as guxon të mendojë e jo më të komunikojë me Gjykatën Kushtetuese të vendit ku ata shërbejnë. “Ndaj Gjykata Kushtetuese në respekt të Kushtetutës të refuzojë të tilla takime e komunikime, që vetëm hedhin hije të errëta mbi integritetin e saj dhe të vendimeve që ajo merr.

Gjykata Kushtetuese është e shqiptarëve sot dhe në jetë të jetëve. Nëpunësit diplomatikë kanë interes parësor dhe të patjetërsueshëm interesin e vendeve të tyre dhe të Kushtetutës së tyre e jo tonës, ndaj edhe do të vijnë e do të ikin pa fund ashtu siç ka ndodhur dhe do të ndodhë”, tha ai.