Pas shitjes së shtëpive, Meta dhe Monika tjetër lëvizje mafioze për t’i shpëtuar drejtësisë dhe konfiskimit të pasurive, ndryshojnë identitetin e fëmijëve dhe i largojnë jashtë vendit, tani familja Meta mban tre mbiemra të ndryshëm, drejtësia aktuale fle gjumë
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të cilët drejtojnë bandën më të madhe dhe të organizuar e hajdutëve në Evropë, të quajtur në letra Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë ndërmarrë një tjetër veprim të ngjashëm me familjet mafioze. Meta dhe Monika, të cilët nuk duan që amerikanët të monitorojnë Vetingun e politikanëve, kanë ndryshuar identitetin e fëmijëve, para se t’i dërgonin jashtë vendit. Dyshja ka ndryshuar mbiemrin e fëmijëve me qëllim për të penguar dhe ngatërruar drejtësinë që po afrohet për verifikimin e pasurisë, kërkimin e floririt të vjedhur, konfiskimit të parave të krimit dhe korrupsionit etj. Një lëvizje e tillë është ndërmarrë edhe nga baroni më i madh i drogës në histori, Pablo Eskobari, pasi amerikanët i ngushtuan lakun dhe po e kërkonin për ta ekstraduar. Eskobari u ndryshoi gjeneralitet fëmijëve dhe i nisi jashtë Kolumbisë.
Ndryshimi i mbiemrave bëhet edhe në kuadër të një plani që përflitet për t’u arratisur nga Shqipëria, në momentin kur Byroja Kombëtare e Hetimit, nën kujdesin e SHBA-BE të nisin hetimet për pasurinë dhe veprimtarinë e zezë të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhi. Me ndryshimin e gjeneraliteteve Meta dhe Monika shpresojnë që të shpëtojnë fëmijët nga vperimi i drejtësisë jashtë Shqipërisë. Ndryshimi gjeneraliteteve bëhet edhe për të shpëtuar fëmijët nga bloza e imazhit që Monika dhe Meta kanë në Evropë si çifti i politikanëve më i korrptuar në Ballkan. Megjithatë, arsyeja kryesore e ndryshimit të mbiemrit është kalimi i një pjesë të pasurisë në emër të fëmijëve dhe vështirësimi i procedurave të kofiskimit. Fjala është këtu për paratë e krimit dhe korrupsionit, floririn e vjedhur në Krrabë, paratë e shtëpive të shituara në Tiranë etj.
Që kur SHBA-BE dhanë shenja se kanë seriozisht vendosjen e drejtësisë në Shqipëri, duke nisur me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, Monika Kryemadhi nisi të shesë një pjesë të apartamenteve të shumta që ka në Tiranë nga frika e konfiskimit. Apartmentet i ktheu në para dhe paratë i mban jashtë sistemit bankar, të cilar mendohet se i ka lërguar ilegalisht jashtë vendit. Vetë Meta i ka kaluar pasuritë në emër të Monikës, ndësa që të dy u kanë ndryshuar gjeneralitet fëmijëve. Të gjitha këto veprime bëhen nën hundën e drejtësisë, e cila vijon të flejë gjumë/Pamfleti