Ditën e sotme në orën 10:00 do të mblidhet në seancë plenare Kuvendi.
Mësohet se në rendin e ditës është miratimi i kandidatit të dytë të Gjykatës Kushtetuese, pasi presidenti Ilir Meta nuk pranoi ta emërojë duke krijuar një ngërç. Metës i skadoi afati i emërimit të anëtarit të dytë të Kushtetueses më 8 nëntor, ndërsa tha se është radha e Kuvendit për ta emëruar.
Sipas tij, emërimi i anëtarit të dytë është në shkelje të Kushtetutës dhe për këtë i dërgoi një letër kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit, avokatit të popullit dhe drejtuesit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit.