Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka filluar të matë forcat edhe me shërbimet sekrete, pasi ka dalë kundër të gjithë ndërkombëtarëve.
Duke komentuar çështjen e Bularatit, ku u vra nga forcat RENEA ekstremisti grek, Kostandinos Kaçifas, Meta e cilësoi aspak rastësore ngjarjen, duke shtuar se vendi ynë duhet të përgatitet për provokime të tjera.
Në studion e ‘Top Channel’, Kreu i Shtetit tha se ka paralajmëruar edhe shërbimet në vend që të “hapin sytë”.
“Është e rëndësishme të bëhet një analizë e plotë të të gjithë administrimit të një situate të tillë, pasi duhet të përgatitemi me provokime të tilla, pasi duket se nuk kemi të bëjmë me një rastësi. Këtë e kam thënë prej kohësh dhe i kam paralajmëruar shërbimet tona të hapin sytë.
Duhen menaxhuar me shumë qetësi këto situata. Kemi të bëjmë me një provokim të qëllimshëm dhe përpjekje për të shkallëzuar tensione të panvojshme”, tha Meta.