osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta ktheu ndryshimet në Kodin Zgjedhor, reagon Balla dhe paralajmëron rrëzimin e dekretit: President mistrec dhe hileqar

Meta ktheu ndryshimet në Kodin Zgjedhor, reagon Balla dhe paralajmëron rrëzimin e dekretit: President mistrec dhe hileqar

Pas kthimit të pritshëm të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta në Kuvend dhe deklaratave të mbushura me tone kërcënuese ndaj qeverisë të tij të lëshuara ditën e djeshme nga qyteti i Korçës, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla.

Ky i fundit theksoi dje nga Elbasani se presidenti mori të gjithë kohën e mundshme për të vonuar procedurat dhe se tani nuk ka asnjë ditë për të humbur. Teksa nuk munguan etiketimet “mistrec” dhe “hileqar” për Presidentin, Balla theksoi se puna shpjeguese për qytetarët do vijojë dhe Kodi Zgjedhor i ka dhënë më shumë fuqi popullit.

“Lidhur me dekretin e Presidentit Meta për refuzimin e Kodit Zgjedhor, më vjen keq që presidenti mori të gjithë kohën e mundshme për të vonuar procedurat parlamentare, por s’kemi asnjë ditë për të humbur, Kodi Zgjedhor ka transformuar tërësisht qasjen dhe i ka dhënë më shumë fuqi popullit, jo vetëm për të zgjedhur partinë politike, por edhe kandidatin që dëshiron.

Çdo lloj vonese, e shkaktuar për shkak të një presidenti mistrec dhe hileqar, unë besoj që ne kemi të gjitha mundësitë të vijojmë punën sensibilizuese dhe shpjeguese ndaj qytetarëve. Këtu një rol të rëndësishëm merr KQZ në formulën e re komisioneri, enti apo këshilli i ankesave.

Por këtu është një moment shumë i rëndësishëm t’u shpjegojmë qytetarëve shqiptarë se reforma zgjedhore, e cila mori shumë kohë, gati 3 vite, është një sukses i cili ka garantuar, që zgjedhjet e 25 prillit, padyshim janë të lira dhe demokratike, por pas shumë viteve qytetarët shqiptarë kanë mundësit të kenë dy vota (dy gishta) meqenëse ky është edhe simboli që Presidenti i Republikës po përpiqet t’ia vjedhë Partisë Demokratike”, deklaroi Balla.

Balla ka folur edhe për çështjen e inceneratorëve, duke u shprehu se dikur Elbasani mbulohej nga tymi i fushës plehrave sot situata është krejt e kundërt. “Në Elbasan përgjigjen e japin banorët. Të gjithë e mbajnë mend fushën e plehrave në Elbasan kryesorja për sëmundje kanceroze.

Nëse dikur Elbasani mbulohej nga tymi i fushës plehrave sot situata është krejt e kundërt. Lulzim Basha i premtoi Elbasanit se do ta zgjidhte problemin e ndotjes ne 2009 dhe asgjë nuk bëri. Jam krenar që të them se ne i dhamë zgjidhje ndotjes.

Ndërkohë ata të tjerët përpiqen të bëjnë pis një transformim që flet vetë. Mbetjet trajtohen me një impiant me teknologji të lartë. Për pak edhe Fieri dhe Tirana janë në një proces të rëndësishëm për impiantet”, nënvizoi Balla.