osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta ka ambicie të bëhet sërish kryeministër i Shqipërisë?! Presidenti pa asnjë kompetencë thotë se këtë mandat do realizojë premtimet

Meta ka ambicie të bëhet sërish kryeministër i Shqipërisë?! Presidenti pa asnjë kompetencë thotë se këtë mandat do realizojë premtimet

Duke qënë i bindur se për të është shumë e vështirë të përsërisë një mandat të dytë si President, Meta po mendon rikthimin e tij në politikën aktive dhe për më tepër ka ambicien e madhe për të qënë dhe njëherë në krye të qeverisë shqiptare. Ish- kreu i LSI, gjithnjë kur dëshiron të përcjellë një mesazh apo ambicie politike, sponsorizon vetë pyetjen te gazetari, për të dhënë më pas përgjigjien se “tani kjo pak rëndësi ka”. Kështu ka vepruar gjithnjë. Nuk do të jetë çudi që nga sot dhe në vijim të kemi deklarata të eksponentëve të ndryshëm të LSI apo këshilltarëve të tij, përfshirë dhe “zarat” në media, për domosdoshmërinë e Metës në krye të qeverisë shqiptare, për shkak të dështimit të Ramës dhe mungesës së takatit të Bashës

Ilir Meta ka vendosur të marrë masa për karrierën e tij politike pasi të përfundojë mandatin pesë vjeçar në krye të shtetit shqiptar, më 2022.

Duke qënë i bindur se për të është shumë e vështirë të përsërisë një mandat të dytë si President i Shqipërisë, Ilir Meta po mendon rikthimin e tij në politikën aktive dhe për më tepër ka ambicien e madhe për të qënë dhe njëherë në krye të qeverisë shqiptare.

Meta ndoshta është dyshues nëse në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 opozita aktuale mund të fitojë, dhe për pasojë LSI rrezikon të jetë jashtë qeverisë sërish, nëse nuk bën ndonjë koalicion të minutës së fundit me PS, ndaj nuk pretendon një mandat të dytë presidencial.

Për më tepër që ai është shumë i ri, për të mbyllur karrierën e tij politike në një presidencë ku Presidenti me Kushtetutën e ndryshuar, është zhveshur nga të gjitha kompetencat.

Ndaj, ndërsa është thirrur për të marrë çmimin si politikani më i mirë i vitit 2018 i dhënë nga MAPO, Meta nuk ka munguar të përgjigjet dhe pyetjes së sponsorizuar nga vetë ai, në lidhje me ambicien për të qënë dhe njëherë kryeministër i vendit.

Teksa është pyetur se pas mbarimit të detyrës së Presidentit do të jetë jashtë politikës apo qartësisht një kandidat për kryeministër, Meta ka dhënë një përgjigjie standard si gjithnjë gjatë tërë karrierës së tij politike në rastin e pyetjeve të sponsorizuara prej tij: S’ka rëndësi kjo…!

“Për mua nuk është e rëndësishme se çdo të ndodhë me mua një ditë pasi të përfundoj mandatin si President i Republikës së Shqipërisë.

Unë kam besim tek e ardhmja dhe disa prej temave të cilat diskutuam sot, disa prej të cilave unë i kam artikuluar në një mënyrë të qartë dhe koncize në fjalën time inaguruese si president më 24 korrik do të angazhohem plotësisht që të realizohen, sidomos për sa i takon se çfarë do të jetë Shqipëria për të rinjtë e saj, për fëmijët e saj në atë moment.

Shpresoj që Shqipëria të jetë një vend edhe më i dashur, një vend jo vetëm i lindjes së tyre por dhe i realizimit të ëndrrave të tyre. Duket si poetike por e shoh tërësisht të mundshme me një reflektim të përbashkët dhe të sinqertë. Kjo është për të gjitha gjeneratat e reja që kërkojnë një Shqipëri më njerëzore, sociale dhe më miqësore”, ka qënë deklarata e Metës.

Se çfarë premtimesh realizon një President pa kompetenca dhe i zgjedhur nga Parlamenti me shumicë të thjeshtë të votave, për më tepër që LSI-në e ka në opozitë tani, hajde merre vesh.

Por kjo përgjigje standard e Metës, si gjithnjë kur kërkon diçka, më shumë se sa vlerën e përgjigjes, ka brenda domethenien e pyetjes të dhënë nga vetë Meta për gazetarin që ta bëjë për të artikuluar ambicien e tij, për të qënë dhe njëhërë kryeministër i vendit.

Nuk do të jetë çudi që nga sot e në vijim të kemi deklarata të eksponentëve të ndryshëm të LSI apo dhe këshilltarëve të tij, përfshirë dhe “zarat” në media për domosdoshmërinë e Metës në krye të qeverisë shqiptare, për shkak të dështimit të Ramës dhe mungesës së takatit të Bashës./Pamfleti/