osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta i shqetësuar për “gazetarët” e pavarur si Pim Çeku dhe dhe Bahri Falliu

Meta i shqetësuar për “gazetarët” e pavarur si Pim Çeku dhe dhe Bahri  Falliu

Ilir Meta ka reaguar i shqetësuar për lirinë e medias në vend dhe për gzetarët e pavarur si Pim Çeku dhe Bahri Falliu sepse Çim Peka dhe Fahri Balliu janë turpi i gazetarisë si BLP të Berishës dhe ish pushtetit të tij kriminal.

Ai thotë se mbështet punën e gazetarëve të pavarur, por ha dhe pi me gjithëfarë kllouni të varur në krrabën e Sali Berishës dhe bashkëshortes së tij.

Meta nënvizon se qeveria po deskretiton me presion dhe shantazh median.

Postimi i plotë

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vlerësoj dhe respektoj punën dhe përpjekjet e çdo gazetari kurajoz dhe media të pavarur në vend, për informim të drejtë dhe të paanshëm, mbështetur mbi fakte dhe prova.

Një media e lirë, e pavarur dhe e përgjegjshme është thelbësore për çdo demokraci funksionale dhe të qëndrueshme.

Por kur shumica e gazetarëve vijojnë të jenë pa kontrata pune dhe sigurime të rregullta, të keqpaguar, të detyruar të punojnë me orare të stërzgjatura dhe në kushte aspak dinjitoze, si dhe kur institucionet e ngarkuara për mirëfunksionimin dhe rregullimin e medias publike janë tërësisht të politizuara, atëhere autocensura dhe censura redaktoriale janë të pashmangshme.

Kjo i krijon terren kontrollit dhe ndikimit politik të mediave, nëpërmjet përcaktimit të linjave editoriale dhe përhapjes së dizinformacioneve të qëllimshme, që diktohen nga burime të errëta financimi, presioni dhe shantazhi qeveritar, me qëllim final centralizim të informacionit dhe forcim të autoritarizmit.

Nuk është rastësi që vit pas viti janë rritur edhe aktet e dhunës policore, ndalimet pa shkak, kërcënimet, shantazhet dhe fyerjet publike ndaj reporterëve shqiptarë.
Gjuha e presionit, denigrimit, frikësimit deri dhe urrejtjes ndaj gazetarisë si profesion, gazetarit si individ apo vetë komunitetit të medias në tërësi, përbën kërcënim serioz për të gjithë shoqërinë dhe rendin demokratik.

Ndaj edhe Shqipëria, sipas raportit më të fundit të “Reporterëve pa Kufij” ka rënë frikshëm me 20 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, duke u renditur e fundit dhe lënë pas edhe vende të sapo dala nga lufta dhe ku ka patur tensione të forta sociale.

Siç evidenton dhe ky raport “gazetarët në Shqipëri vijojnë të përballen me presione politike që u përkeqësuan në vitin 2021 nga përpjekjet për të kontrolluar informacionin gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe pandemisë Covid-19. Klasa politike kërcënon pavarësinë e redaksive nëpërmjet institucioneve shumë të politizuara të rregullimit të medias dhe menaxhimit të medias publike. Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme të rregullta politike që synojnë t’i diskreditojnë, si dhe kanë vështirësi në aksesin e informacionit publik”.

Në kushtet kur dhe organizatat lokale të mbrojtjes së reporterëve janë pothuajse inekzistente, pjesërisht apo tërësisht të kapura, vetë gazetarët duhet të organizohen, të kenë një qëndrim më të unifikuar, të jenë më transparentë ndaj çështjeve të pronësisë së medias dhe ndarjeve politike, por më e rëndësishmja të mos presin që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet klienteliste.

Rikthimi i lirisë së mediave do t’i shërbejë jo vetëm transparencës por llogaridhënies në çdo nivel.
Media e lirë, e pavarur dhe në shërbim të interesit më të lartë publik, është një qëllim për të cilin duhet të përpiqemi dhe të bashkëpunojmë të gjithë.