Kreu i shtetit Ilir Meta i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili e përmendi gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Në fjalën e tij, Rama me ironi tha se presidenti donte më shumë Margarita Tutulanin se bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, ndërkohë që nuk ka munguar reagimi nga kreu i shtetit.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se e do më shumë Margaritën se Monikën, sepse kryetarja e LSI-së braktisi Kuvendin.
Postimi i Metës
O shoku thirri mendjes!
Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim:
“Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!”
Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner!
LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT! ????????