Presidenti Ilir Meta pak ditë më parë u bëri apel palëve, shumicës dhe opozitës që të bëjnë një hap pas për të zgjidhur krizën politike në prag të vendimit të qershorit për hapjen e negociatave. Basha e refuzoi ftesën e kreut të shtetit, ndërkohë që edhe kryeministri Rama sot i ktheu përgjigje Metës nga Fieri gjatë një takimi me qytetarët në kuadër të turit ‘Bashkia që duam’.
Rama u shpreh se qeveria dhe Partia Socialiste nuk do të bëjnë asnjë hap pas, por vetëm përpara. “Një gjë është e sigurt, ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne, as nuk ka dhe as nuk do të ketë. Kjo shumicë kurrë nuk bën gabime të qëllimshme për të tradhtuar interesat e atdheut. Iu garantoj që PS-ja dhe qeveria jonë nuk bën asnjë hap mbrapa, por vetëm përpara” deklaroi Rama.
E ndërsa kryeministri Rama vijonte takimin me qytetarët një grup simpatizantësh demokratë protestuan duke kërkuar largimin e tij nga pushteti. Rama i cilësoi si ‘100 petritat e Saliut’ që po kërkojnë që të bëjnë revolucion. “Atje ku ishim, ku duan të na kthejnë ata pas.
Në Fier ka edhe demokratë dhe njerëz të zakonshëm që asnjëherë nuk e kanë vlerësuar PS-në, por jam i bindur që ata nuk kanë asnjë lidhje me ata 100 petritat e Saliut atje te kthesa, të cilët përfaqësojnë ekzakësisht dëshpërimin e madh të Saliut dhe çetës së tij që tani ka mbetur aty ku i takon rrugëve.
Sikur la rrugët, rrugëve e nxori PD-në rrugëve” tha Rama. Në fund të fjalës së tij ai rikonfirmoi edhe njëherë rikandimin e Armando Subashit për bashkinë e Fierit në zgjedhjet e 30 qershorit, për të cilat tha se opozita do të marrë pjesë.
Protestat e opozitës/ Rama: Po ngushtohet laku i drejtësisë, këtë hall kanë – Për lajme të tjera klikoni në www.shqiptarja.com
Publiée par Shqiptarja.com sur Samedi 9 mars 2019