osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta i jep Berishës me qira partinë! Ish-kryeministri prezanton kandidatët e LSI-PDK në zgjedhje: Kryemadhi pranon pazarin për të dëmtuar PD më 6 mars

Meta i jep Berishës me qira partinë! Ish-kryeministri prezanton kandidatët e LSI-PDK në zgjedhje: Kryemadhi pranon pazarin për të dëmtuar PD më 6 mars

Sali Berisha ka vijuar prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Përjashtimi nga KQZ për zgjedhjet e 6 marsit nuk e ka ndaluar Sali Berishën të vijojë takimet e tij me mbështetës duke prezantuar kandidatët e tij për 6 bashkitë, që pritet të jenë kandidatë të koalicionit që zyrtarisht është LSI dhe PDK e Nard Ndokës.

Nga Sukthi, Sali Berisha prezantoi kandidatin Ardian Muka, duke përdorur edhe simbolet dhe logon e Partisë Demokratike zyrtare. Edhe pse Berisha ka pasur koalicion me LSI, duket se këtë të fundit ai e përdori vetëm për t’u regjistruar në zgjedhje, pasi nuk kishte përfaqësues të LSI dhe PDK.

Pra duket se Presidenti dhe Nard Ndoka ja kanë dhënë me qira partitë Berishës, duke i dhënë mundësi të regjistrohet në zgjedhje. Gjatë prezantimit të kandidatit nga Sukthi, ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi edhe kandidatin e liderit demokrat Lulzim Basha, Luan Hotin.

Ai tha, se Luan Hoti e kishte derën e hapur në primare, por kishte frikë nga vota e lirë, prandaj zgjodhi Bashën.

“Ne vijmë këtu me një kandidat që është historia pozitive e qytetit tuaj, është bërë një biznesmen i nderuar, nuk i është nënshtruar presioneve të mafies e qeverisë. I besoj atij sepse e zgjodhët ju, asnjë kandidat në primaret që u zhvilluan më 30 janar, nuk erdhi nga komisioni, kryesia apo Berisha, që të gjithë dolën nga ju, u votuan nga ju.

Ju siguroj unë se dyert për primare ishin të hapura edhe për Luan Hotin, por Luan Hoti nuk e donte votën, kishte frikë nga vota juaj. Ne pa votën tuaj nuk e emëronim kurrë, në vend se të testohej në primare, zgjodhi të jetë kandidat i Lul Bravës”, u shpreh Berisha. Teksa bëri thirrje për të votuar Ardian Mukën, Berisha tha se çdo votë për kandidatin e Lulzim Bashës konvertohet në një votë për të mbajtur Edi Ramën në pushtet.

“Ndaj edhe iu ftoj juve këtu, ftoj të gjithë banorët e kësaj treve, të rrethit të Durrës, më 6 mars çdo votë për kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Mukën. Vota për kandidatin e Edi Ramës, është vota më e humbur, drejt të shkuarës, për varfërinë.

Ju lutem asnjëri mos t’i lejojë vetes një gabim të tillë. Kurse vota për kandidatin e Lul Bravës është votë për Edi Ramën dhe pushtetin e tij”, tha Berisha.

LSI pranon pazarin për të dëmtuar PD

Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka pranuar bashkëpunimin me Berishën për të dëmtuar PD. LSI thotë, se ka mundësuar anën formale për kandidatët e Komisionit të Rithemelimit.

LSI thekson, se distancohet nga lufta në PD, ndërsa i kujton Bashës se e ka ndihmuar për ta bërë kryetar bashkie në vitin 2011. Në reagim thuhet se Basha nuk është opozitar.

“LSI distancohet dhe nuk ka asnjë rol në luftën e brendshme që deputeti Basha ka nisur ndaj liderit historik të PD si dhe ndaj deputetëve, drejtuesve e anëtarëve të PD, që kanë votuar shkarkimin e tij.

Luftëra të tilla përçarëse brenda opozitës, i shërbejnë vetëm Ramës. Deputeti Basha nuk është opozitar i vërtetë, dhe nuk ka asnjë lidhje me opozitarët e vërtetë, brenda apo jashtë Partisë Demokratike. LSI e ka bërë kryetar bashkie në 2011 deputetin Basha, e më parë ministër në qeverisjen e suksesshme PD-LSI 2009-2013.

Në zgjedhjet e 6 marsit, LSI dhe PDK i ka mundësuar anën formale kandidatëve të Komisionit të Rithemelimit të PD, për t’u regjistruar”, thuhet në reagim. /Sidorela Braçja