osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta i fundosur në afera korruptive, të shkarkohet urgjentisht!

Meta i fundosur në afera korruptive, të shkarkohet urgjentisht!

Rëndom po dëgjojmë gjithandej se jemi në krizë të rëndë politike dhe për daljen prej saj duhet një zgjidhje, e cila të jetë rrjedhojë e dialogut politik mes palëve.

Në fakt vendi nuk është në krizë, qytetarët shqiptarë nuk janë në krizë, Kuvendi i Shqipërisë nuk është në krizë, qeveria legjitime e dalë prej votës së popullit, e njohur dhe e mbështetur pa asnjë rezervë nga ndërkombëtarët, nuk është në krizë, institucionet e shtetit, ekonomia financat, nëse kemi parasysh dhe të qartë se ç’janë krizat, nuk janë në krizë.

Në krizë të thellë janë vetëm tre persona dhe familjet e tyre, Sali Berisha, të cilin kudo që ta prekësh kundërmon vetëm krim, Ilir Meta, Presidenti i Republikës, i cili është gjithashtu i fundosur së gjalli në krime dhe afera të rënda korruptive me gjithë partinë e tij të biznesit të pistë dhe Lulzim Basha, po ashtu i inkriminuar shumëplanësh, nga vjedhja e pasurisë kombëtare e deri te aktet e tradhtisë kombëtare.

Duke qenë në krizë të thellë, duke qenë tashmë të bindur se nuk mund t’ia hedhin dot strukturave post veting, të bindur se më në fund shpata e drejtësisë së qytetarëve shqiptarë është mbi kokën e tyre dhe do të lëshohet pa mëshirë mbi ta, janë bërë bisha dhe superbisha për të kaluar krizën e pashoqe të tyre, mbi Shqipërinë, mbi qytetarët e saj dhe mbi institucionet e drejtësisë që po rilindin pas funksionimit si duhet të procesit të vetingut.

Aq në hall të madh është kjo treshe, posaçërisht Ilir Meta, sa ka dalë hapur në anën e krimit, në anën e regresit, në anën e antikushtetushmërisë dhe “varkë” të vetme shpëtimi ka zgjedhur destruktivitetin dhe destabilitetin. Meta sulmon sistemin e drejtësisë, e quan atë të kapur, thjeshtë dhe vetëm që të justifikojë nesër para opinionit publik hedhjen e dorës në zverk për zullumet kriminale ku është përfshirë ai dhe bashkëshortja e tij.

Ky Ilir Meta po përgatit terrenin për të thënë se gjoja po goditet “politikisht” prej drejtësisë post veting të kapur! Ilir Meta e ka humbur tashmë “si Xhaferri simiten” sepse është i bindur që “Minaren” me përmasa gjigante të pasurive dhe të parave të vëna në rrugë të kundërligjshme, nuk i nxënë thasët e tij.

Pra është tërësisht i zbuluar ai dhe dy bashkëfajtorët e tmerrshëm të tij Berisha dhe Basha. Duke qenë në krizë të thellë, duke mos parë asnjë dritë shpëtimi në fund të tunelit, duke qenë të bindur se fëmijëve të tyre do t’u lënë vetëm miliona e miliona euro borxhe, edhe pas sekuestrimeve që do t’u bëhen pasurive të grabitura popullit, kjo treshe është bërë tashmë si ai derri i egër i plagosur rëndë që nuk di çfarë bën dhe ku shkon! Ilir Meta e ka humbur tashmë tërësisht të qenit President i Republikës.

Ai nuk mund të jetë më kryetar i shtetit. Qenia e tij kryetar shteti e varros përfundimisht shtetin 107 vjeçar shqiptar, e bënë këtë shtet të izoluar nga bota. Dorëheqja e tij, ose shkarkimi i tij në një situatë kaq të rëndë krize ku e ka futur shtetin shqiptar dhe institucionin e Presidentit, është nevoja më urgjente imediate.