osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta humbet qetësinë dhe flet sikur datën e zgjedhjeve e ka caktuar Rama: Europianët ta kenë të qartë se nuk shkelet….!

Meta humbet qetësinë dhe flet sikur datën e zgjedhjeve e ka caktuar Rama: Europianët ta kenë të qartë se nuk shkelet….!

Ilir Meta sot në konferencën për sfidat e sigurisë është shprehur tejet i shqetësuar për situatën aktuale politike.

Meta ‘preu shpresat’ për të ulur në tavolinë palët duke thënë se njëra palë nuk kërkon të ulet me kryeministrin dhe tjetra trumbeton zgjedhje demokratike më 30 qershor, referuar kështu Bashës me Kryemadhin dhe kryeministrit Rama. Ndërkaq, Presidenti i dërgoi një mesazh të fortë diplomatëve e ambasadorëve duke thënë se duhet ta kenë të qartë, se kushtetuta e vendit, nuk shkelet.

‘Ne duhet t’i bëjmë të qartë kujtdo se kushtetutën tonë nuk mund ta shkelim, kushdo qoftë, as presidenti që ka vënë dorën mbi kushtetutë, asnjë diplomat, asnjë ambasador, askush tjetër.

I kam thënë zotit Danielson, ne jemi në një situatë të tillë, kemi kaq kohë pa gjykatë Kushtetuese. Unë nuk di ç’përgjigje të jap kur do kemi gjykatë kushtetuese, prandaj i kam thënë sillni një komision vlerësimi të reformës në mënyrë që të garantojmë që ky është një sukses, se përmes reformës do jemi më të besueshëm.

Unë dëgjoj ca histori që thonë: Ç’a bën Presidenti i Republikës? Presidenti ka bërë dhe bën maksimumin me përgjegjësinë e tij duke respektuar Kushtetutën.

Presidenti nuk mund të ulë në tavolinë dy tre njerëz që thonë ne nuk ulemi me këtë se është kryeministër apo dikë tjetër që thotë se 30 qershori do jetë ditë e madhe për demokracinë në këtë situatë që jemi. Kjo situatë kërkon përgjegjësi, paanësi dhe kërkon të kemi parasysh se nuk na ndikon në perspektivën që kemi’, u shpreh me tone revolte Meta.