osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Meta fushatë nga qelia me facebook, përdor arkivën e fotove të takimeve kur ishte president

Meta fushatë nga qelia me facebook, përdor arkivën e fotove të takimeve kur ishte president

Teksa na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet e 11 majit 2025, Ilir Meta ka nisur fushatën nga qelia e paraburgimit te 313-a, ku ndodhet prej dy muajsh pasi akuzohet për korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim të ardhurash.

Teksa kritikon qeverinë, Meta shkruan në facebook se rritja ekonomike e vendit vetëm nga sektori i ndërtimit, nuk është zgjidhje, pasi sipas tij vëmendja duhet nga bujqësia dhe industria, sektorë në tkurrje.

E meqë është në qeli për imazh Meta përdor arkivën e fotove të takimeve kur ka qenë president i Republikës.

“Përmbysja e modelit dhe strukturës ekonomike të vendit është zgjidhja dhe këtë e garantojnë 5 Prioritetet e Partisë së Lirisë, që si Prioritet të 5-të dhe final kanë shndërrimin e Shqipërisë në fuqi eksportuese.

Prioriteti i Edi Ramës është favorizimi i importuesve per konsum dhe jo të lëndëve të para për industritë vendase dhe shkatërrimi i prodhuesve vendas si në bujqësi, industri agropërpunuese dhe industri në përgjithësi. Si mund të krenohet me “fuqizimin” e lekut një vend që eksporton vetëm 8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, aq sa eksportonte edhe para 20 vitevesh kur Maqedonia e Veriut eksporton 54 % dhe vendet e rajonit 35%?

Mjafton vetëm rritja e të ardhurave në nivelin e vendeve të rajonit për të garantuar financim të sigurt të 5 Prioriteteve tona dhe çdo gjë është e realizueshme në një kohë rekord e brenda një mandati.

Shqipëria falë modelit të Narkoekonomisë eksporton sot 5,7 herë më pak se mesatarja e vendeve të rajonit dhe diferenca e saj përsa i takon volumit të eksporteve në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor vjen duke u thelluar e përkeqësuar.

Nëse deri në fund të këtij viti pritet që vendi ynë të eksportojë vetëm 8% të PPB, për vitin 2025 parashikohet sipas edhe buxhetit të miratuar, që niveli i eksporteve të ulet më tej në 7,5% të PBB.

Ndërsa Maqedonia e Veriut parashikohet ta mbyllë vitin aktual me 53,1% të PBB në eksporte dhe vitin e ardhshëm me rritje në 53,7%. Apo edhe Serbia që pritet ta mbyllë këtë vit me 39,8% të PBB me eksporte dhe vitin e ardhshëm ta rrisë në 40,6% të eksporteve edhe pse atje kemi autokraci dhe jo një demokraci funksionale”, shkruan Meta ndër të tjera në facebook.