Ilir Meta tha në “Kontrast” në Report Tv se pas mbarimit të mandatit do të futet fuqishëm në politikë duke forcuar opozitën.
“E ardhmja ime politike do i përgjigjet interesave që ka vendi dhe do të jem në lartësinë e këtyre kërkesave.
Unë do jem jashtëzakonisht aktiv në politikë dhe vendi ka nevojë për fuqizimin e opozitës.
Mendoj se problemi i kryesor është rikthimi i sovranitet të popullit ndaj politikës dhe institucioneve.
Deri tani prioriteti im kryesor ishte integrimi në BE, tani 30 vitet e ardhshme do forcojë opozitën”, tha Meta.
Ilir Meta ka hedhur akuza në drejtim të Lulzim Bashës e ka shitur votat në 25 prill, ndërsa minimizoi fitoren e Edi Ramës duke thënë se vitet e fundit nuk ka pasur asnjëherë një kundërshtar të fortë.
“Lidhur me drejtuesit e vulës ato do të përpiqen që të gjejnë justifikime për dështimet e tyre, do shpikin armiq dhe humbjen ta paraqesin si fitore.
Meta do të kontribuojë fuqizimin e opozitës, një opozitë të vërtetë, demokratike dhe patriotike dhe kjo do të sjellë edhe një qeveri. Vota ka pasur me tepricë, dhe s’duhet të shesë.
Rama edhe në gjumë do të mendojë të bëjë një intrigë, të përçajë dikë, të korruptojë dikë, do të jetë gjithnjë në aksion, është në të drejtën e tij, na pëlqen ose jo, por është fakt se nuk ka pasur asnjëherë një kundërshtar serioz dhe ndeshja ka qenë e truktuar dhe rezultati ka qenë i ditur dhe i paracaktuar prandaj ka pasur atë arrogancë”, tha Meta.